Magazine

9 tipare të përbashkëta të njerëzve të destinuar drejt madhështisë

Screen Shot 2016-04-12 at 16.12.29

A janë të lindur, apo të krijuar njerëzit e suksesshëm?

Ne të gjithë e kemi aftësinë për t’u bërë të suksesshëm. Të gjithë kemi dhuntitë dhe talentet  tona speciale. Por disa prej nes e humbasim rrugës. Jeta mund të jetë një mësues mizor. Ne mësojmë të pushojmë së ëndërruari dhe të bëhemi realistë.

Njerëzit që bëhen të mëdhenj i thyejnë barrierat e mënyrës së të menduarit që shoqëria u imponon. Ata ndjekin ëndrrat, arrijnë dicka të madhe, dhe i shastisin të tjerët që rrijnë e vështrojnë.

Çfarë i bën të ndryshëm? A ka tipare të përbashkëta të njerëzve të destinuar për të arritur madhështinë? Absolutisht po. Edhe nëse nuk i zotëroni, mund të mësohen dhe vihen në zbatim.

Ja cilët janë tiparet e njerëzve të destinuar drejt madhështisë.

  1. Ata nuk janë të përulur

Në kuptimin normal të fjalës. Shumica e njerëzve bëjnë sikur janë të përulur, së jashtmi. Përulësia së jashtmi do të thotë që ti nuk shfaqesh arrogant dhe përpiqesh të dukesh modest. Por në brendësi je arrogant sa më s’bëhet, sepse ndien që meriton një jetë më të mirë, por nuk je i gatshëm të punosh për të. Njerëzit që bëhen të mëdhenj janë të përulur së brendshmi. Ata punojnë. Praktikohen. Mësojnëgjithcka që duhet mësuar.

2. Ata janë irracionalë

“Njeriu i arsyeshëm përshtatet me botën. Njeriu i paarsyeshëm këmbëngul që bota t’i përshtatet atij. Si pasojë, i gjithë progresi varet prej njeriut të paarsyeshëm”.

George Bernard Shaw

Njerëzit e destinuar për madhështi nuk konsiderohen racionalë, apo realistë, sipas standarteve të shoqërisë. Në vend që të pranojnë verbërisht atë që u thonë të tjerët, ata marrin vendimin për të krijuar shtegun e tyre. Ata janë lloji i njerëzve që besojnë se realiteti mund të formësohet sipas mendjes së tyre.

3. Ata nuk besojnë në frymëzimin

“Unë shkruaj vetëm kur jam i frymëzuar. Fatmirëisht jam i frymëzuar në orën 9, të cdo mëngjesi”

William Faulkner

Njerëzit në rrugën drejt madhështisë e kuptojnë që nuk do të ndihen përditë në gjendje të bëjnë punë e tyre. Ka ditë kur do të flesh, të shmangësh punën, apo të shpërqëndrohesh.

Mos bjer pre e legjendës së pasionit. Njerëzit kanë idenë se po gjete një punë që të pëlqen ta bësh, atëherë kjo do të jetë argëtuese në 100 përqind të kohës. Sado që të të pëlqejë ajo që bën, do të ketë detyra që s’të pëlqejnë dhe ditë kur nuk ndihesh i frymëzuar. Nëse ke qëndrueshmëri dhe zhvillon aftësinë për të ecur përpara, do të jesh kilometra larg të tjerëve.

4. Nuk jetojnë jetë të ekuilibruara

Aftësia jote për të prioritizuar kohën do të përcaktojë se sa produktiv dhe efektiv je. Njerëzit që janë në rrugën drejt madhështisë nuk e shpenzojnë demokratikisht kohën e tyre. Ata dinë si të thonë jo gjërave të parëndësishme, me qëllim që t’i hapin vend punës. Po, koha me familjen dhe miqtë është e rëndësishme, por pas saj vjen puna dhe asgjë tjetër. Ekuilibri punë-jetë është i mbivlerësuar. Nuk ke nevojë për pushim, ke nevojë për vokacion. Kur gjen punën që duhet të bësh, nuk do të duash kohë pushim.

5. Ata janë me fat

Në fakt, ndonjëherë njerëzit e suksesshëm janë me fat. Ata janë me fat sepse e vendosin veten në një pozicion që të kenë fat.

Ka dy lloje fati:

Fati i verbër – Një shembull i fatit të verbër është të fitosh llotarinë.

Fati i qëllimshëm – Ky është lloji i fatit ku ti shpenzon kohë për t’u rritur, mësuar, dhe lidhur me njerëzit. “Famirësisht” ndodh që të takosh mësuesin e ardhshëm, partnerin e biznesit, apo investitorin në kompaninë tënde. Shansi i përzierë me përgatitjen krijon fatin. Kur je i vendosur të bëhesh i madh, shanset do të paraqiten vetë dhe ti do të jesh i përgatitur që t’i rrokësh.

6. Ata e dinë se tiparet e personalitetit mund të mësohen

Disa njerëz janë nga natyra karizmatikë dhe plot vetëbesim. Nëse nuk je natyral në këto gjëra, nuk do të thotë se nuk mund t’i zhvillosh këto karakteristika. Aftësitë sociale janë të rëndësishme kur vjen fjala për të qenë i suksesshëm. Me shumë gjasa do të të duhet të flasësh personalisht me njerëzit, për të ndihmuar në përhapjen e ideve të tua dhe ndërtuar rrjetin që të nevojitet drejt suksesit.

Njerëz shumë profesionistë kanë marrë leksione aktrimi për të ndërtuar vetëbesim dhe karizmë. Ka mësues dhe kurse që të mësojnë për këto. Mos bjer në kurthin e të menduarit që ti je i kufizuar në ato tipare të personalitetit me të cilat ke lindur.

7. Ata e vizualizojnë suksesin e tyre, deri në pikën që të ndihen të sigurtë

Lojtarët e basketbollit i mësojnë që të shkojnë nëpër mendje goditjet e lira, para se t’i gjuajnë. Lojtarët e golfit cojnë nëpër mendje kurse të tërë përpara se të zbresin në fushën e blertë. Imagjinata dhe besimi yt tek vetvetja të cojnë drejt fatit tënd.

Një prej pjesëve më të vështira të ndjekjes së ëndrrave është të besosh se mund t’ia dalësh. Dyshimi do të shfaqet sa herë që e mendoni veten të jetojë jashtë ëndrrave. Por me kalimin e kohës, do të bëheni të sigurtë në vizionin tuaj. Imagjinata dhe vizioni juaj do t’ju bëjnë të ecni përpara, gjatë momenteve të vështira të rrugës suaj.

8. Ata bëjnë pyetje të mëdha

Mos thuaj “nuk e përballoj dot”. Pyet veten: “Si do ta përballoj?”. Sfidoje vetveten duke bërë këto pyetje, në vend që të thuash se nuk mundesh.  Do të kërkosh dhe do të gjesh zgjidhje atje ku as e mendoje që ekzistonin”.

Robert Kiyosaki

Njerëzit e destinuar drejt madhështisë e dinë se ka një zgjidhje për pothuaj cdo problem sa kohë që bën pyetjet e duhura. Shumica e njerëzve dështojnë të mendojnë kur përballen me një situatë të vështirë. Ata dorëzohen para rrethanave. Nëse do të arrish madhështinë, duhet të gjesh se si të bëhesh. Dhe ia del mbanë duke bërë pyetje të mëdha.

9. Ata nuk dështojnë kurrë

Njerëzit që i kanë hyrë rrugës drejt madhështisë nuk besojnë në dështimin. Ata bëjnë gabime. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë si duan ata. Por ata e trajtojnë cdo gjë si eksperiment. Në një eksperiment, ti bën një hamendësim. Pastaj e teston. Nëse shkon keq nuk është dështim – thjeshtë hipoteza ishte e gabuar. Eksperimenti të ka dhënë informacion të vlefshëm për të ardhmen. Një shkencëtar i mirë vazhdon të bëjë eksperimente, deri kur arrin tek zbulimi i madh.

Mendoje veten si shkencëtar dhe bëj eksperimente. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button