PsikologjiShendeti

9 ushqimet që duhet të konsumohen të nesërmen pas alkoolit.

Alkooli është i  mirë në një natë me miq, me muzikë dhe për të mbytur pikëllimet, por me masë…Të nesërmen situata komplikohet për ata që e kanë tepruar. Dhimbjet e kokës dhe të trupit, gjendja e stomakut, ndjesia e të vjellave nuk harrojnë të vijnë.  Sipas nutricionistes Josefina Kenny ajo që duhet bërë në të tilla situata është konsumimi i ujit. Alkooli shkakton dehidrim, një gotë uji me limon  ndihmon aparatin tretës dhe nis pastrimin e mëlçisë, rregullon PH e organizmit dhe meqë përmban vitamin C është një nga ushqimet më alkaline. Ushqime të tilla si yndyrnat, të skuqurat dhe çokollatat duhet të evitohen ditën e nesërme. Ja disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për të pastruar organizmin e mbytur nga alkooli:

Banane: Është e pasur me kalium dhe nivelet e këtij elementi bien kur konsumohet alkooli dhe organizmi dehidratohet. Kjo sjell lodhje dhe dobësi në përgjithësi.

Portokalli: Përmban shumë ujë dhe e rigjeneron organizmin. Fruktoza e tij ndihmon mëlçinë të metabolizojë alkoolin dhe nivelet e lëngjeve për t’u rehidruar më shpejt.

Xhinxheri: Heq ndjesinë e të vjellave, elminon dhimbjet e stomakut dhe shërben si antiinflamator.

Pije izotonike: I përdorin shumë sportistët dhe personat që kryejnë aktivitete fizike. Përmbajnë elektrolite dhe përbërës me sheqer që e ndihmojnë organizmin për të rifituar mineralet e humbura. Janë të mira edhe në raste dehidrimi nga alkooli.

Domatet: Janë burim i mirë i vitaminës C që shërben për të eliminuar toksinat, gjithashtu lufton edhe uljen e nivelit të sheqerit në organizëm. Përmban likopen, një antioksidant që mbron zemrën nga problemet kardiake.

Spinaqi: Ndihmon dhe forcon aftësinë pastruese të mëlçisë. Përmban vitamin C, acid folik dhe squfur, tre përbërës këta që luftojnë gjendjen e shkaktuar nga pijet alkolike. Ka një aminoacid që zvogëlon acetaldehidin, një metabolizues hepatik të etanolit dhe faktor kryesor për fillimin e gjendjes së alkoolizimit.

Qumështi: U jep një shtysë sasive të kalçiumit, i cili bashkëpunon në rikuperimin e stomakut. Kosi, djathi dhe të gjitha derivatet e tij janë një opsion për të zvogëluar dhimbjet e trupit.

Ushqime pa kripë: Cdo gjë që nuk përmban kripë ndihmon shumë në të tilla raste. Orizi në formën e një syltjashi, pure patateje janë zgjedhje mjaft të mira. Janë të lehta për t’u tretur dhe kanë nivele të larta të hidratit të karbonit që ndihmon në nivelet e sheqerit në gjak.

Peshk ton: Ky lloj peshku është një vazodilatator i shkëlqyer, eliminon toksinat në mënyrë natyrale, bashkë me salmonin janë një burim i mirë i vitaminës B12 që ndihmon në një rigjenerim të organizmit.

 

 

Leave a Reply

Back to top button