Analiza

Pse humbën laburistët

Screen Shot 2015-05-10 at 19.05.25

Nga Alastair Campbell

Ndonjëherë, kur unë u ofroj këshilla njerëzve për të cilët punoj, u them të kenë jashtëzakonisht kujdes nga rreziku i të qenit të izoluar në guackën e vet, së bashku me stafin, pasi në këtë mënyrë përfundon i bindur nga vetë propaganda jote, duke e humbur fillin mbi atë se çfarë ndodh në të vërtetë

Ne gabuam. Tani do të duhet të bëjmë një auto-analizë, dhe një debat të sinqertë, të cilin ndoshta e kemi shmangur së tepërmi në të shkuarën. Pas një blogu shumë të gjatë dy ditë më parë, sot shkurtimisht po e pranoj se kisha gabuar.

Kam gabuar, kur kam menduar se Partia Laburiste do t’i fitojë këto zgjedhje, por padyshim kam gabuar kur kam besuar se do t’ia dilnim mbanë. Ndonjëherë, kur unë u ofroj këshilla njerëzve për të cilët punoj, u them të kenë jashtëzakonisht kujdes nga rreziku i të qenit të izoluar në guackën e vet, së bashku me stafin, pasi në këtë mënyrë përfundon i bindur nga vetë propaganda jote, duke e humbur fillin mbi atë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Duke rilexuar ato që kam thënë në javët dhe ditët e fundit, më duket se ajo që ka më ndodhur mua, u ka ngjarë dhe shumë të tjerëve. Fakti është se, duke u bazuar jo vetëm tek sondazhet, por tek të dhënat e mbledhura nga vetë Partia Laburiste, si dhe intuitës sime personale, kur shëtisja rrugëve të Britanisë së Madhe, më dukej në fakt se konservatorët këtë herë nuk do të arrinin dot të fitonin shumicën e votave, dhe se për pasojë Ed Milibandi, do të mund të aspironte për t’u bërë kryeministri i ri i vendit.

Është e kotë të shtiremi, rezultati i zgjedhjeve të së enjtes ka qenë asgjë më pak sesa katastrofik, sidomos në Skoci, por edhe në Angli. Ndoshta një ndër arsyet se përse

ndodhemi në këtë pozitë, është për shkak se pas disfatës së Gordon Braunit në vitin 2010, harxhuam shumë kohë për të zgjedhur një udhëheqës të ri, duke i lejuar konservatorët të formësojnë politikën e tyre ekonomike, dhe sepse nuk ditëm të refuzojmë në mënyrë mjaftueshmërisht të qartë ose mjaft të fortë, kritikat e tyre ndaj politikave tona në të shkuarën. Dhe për shkak se zgjedhjet dhe diskutimet tona, kanë dështuar të mbledhin konsensus rreth qendrës, dhe në të majtë të spektrit politik. Në mënyrë të ngjashme, pavarësisht nga strategjitë për të cilat ne ishim të bindur se kishin për synim të përballeshin me problemin e rritjes së ndikimit të

nacionalistëve skocezë, dukshëm nuk qenë të mjaftueshme. Edhe pse unë jam personalisht i bindur, se hera e fundit na mori shumë kohë për të zgjedhur një udhëheqës të ri, ndoshta këtë herë debati mbi të ardhmen e partisë pritet të zgjasë edhe më shumë.

Ndoshta për shkak se një nga problemet tona është se në fakt ne nuk e patëm përballjen që dëshironim, mes nesh dhe me opinionin publik, dhe kjo që prej momentit kur Toni Bleri i la postin e tij Gordon Braunit.

Shënim: Alastair Campbel, ish-drejtori i komunikim i ish-kryeministrit Toni Bler / HuffingtonPost/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button