Kërcënimi nga xhihadi ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, 5 vite pasi forcat speciale amerikane vranë arkitektin e tij kryesor, Osama bin Laden. Kjo flet për atë se si personalitetet e organizatave të tilla kanë aq pak rëndësi në gjeopolitikë. Shteti Islamik ka zgjeruar në mënyrë eksponenciale synimet e luftës që Al-Kaida nisi në fillim të viteve ‘90. Eliminimi i liderve individualë mund të sjellë rënien e një grupi, por xhihadizmi është një fenomen shumë më i gjerë. Dhe ka të ngjarë që ai të vazhdojë gjatë, pasi një grup tjetër të lërë në hije Shtetin Islamik
Nga Kamran Bokhari
Pesë vjet më parë, forcat speciale amerikane vranë Osama bin Ladenin, në strofullën e tij në qytetin veriperëndimor pakistanez të Abutabadit. Pas një kërkimi masiv 10-vjeçar, Shtetet e Bashkuara arritën më në fund të vënë para drejtësisë figurat kryesore, që qëndronin pas sulmeve të 11 Shtatorit. Nga koha kur bin Ladeni është eliminuar, organizata origjinale Al-Kaida u asgjësua nëpërmjet kapjes dhe vrasjes së një numri të madh të liderëve të saj politikë dhe ushtarakë.
Mësimi që u nxorr nga sulmi ndaj bin Ladenit, ofron dëshmi për një argument që unë dhe kolegë të tjerë e kemi shprehur prej shumë vitesh:bin Ladeni dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kishin qëndruar larg kontrollit operacional të organizatës për sigurinë e tyre fizike. Al-Kaida qe shndërruar prej kohësh nga një organizatë e kontrolluar nga qendra, në një lëvizje të përhapur ku nyjet e ndryshme rajonale të rrjetit xhihadist botëror, u bënë shumë më e rëndësishme sesa lidershipi.
Ndërsa jepte ende udhëzime strategjike dhe frymëzonte lëvizjen, dhe madje komplotonte sulme kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj perëndimorë dhe shumë rregjimeve muslimane, bin Ladeni …
[real3dflipbook id=”1106″] |