Your Life

Miqtë e vërtetë na ndihmojnë të rritemi

Në zgjedhjen e miqësive mund të kushtëzohemi nga ndjenja e inferioritetit dhe të frekuentojmë vetëm ata që pajtohen me pasiguritë tona. Por ja cila është zgjidhja për të ndryshuar mënyrë

Screen Shot 2016-06-02 at 07.39.46

Edhe pse është e vështirë për t’u pranuar, të gjithëve na pëlqen ta konsiderojmë veten të fortë dhe të pavarur. Në fakt, ka nga ata që përpiqen të frekuentojnë vetëm persona që ndihen inferiorë, sepse edhe vetë vuajnë nga ndjenja e inferioritetit, pavarësisht se nuk e pranojnë; të tjerë që lidhen fort pas partnerit, sepse u druhen gjykimeve ose marrëdhënieve të barabarta; ka të tjerë akoma që nuk frekuentojnë persona që i ndiejnë të afërt, sepse i kanë zili (ndoshta edhe pa dashur) për aftësinë dhe mënyrën e të qenët. Personat që shoqërohen në të tillë mënyre nuk janë të lumtur, ndihen të paplotësuar dhe të shtypur nga jeta shoqërore. Kjo kategori njerëzish ndien një lloj stimuli që nuk nxit rritjen e personalitetit. Për të dalë nga kjo situatë duhet një element që, sidomos në një marrëdhënie, jemi të prirur ta injorojmë. Ky është guximi.

Cilët janë personat e duhur për t’u frekuentuar

Duhet pak guxim për të mposhtur zilinë dhe frikën e gjykimit, si dhe për të provuar frekuentimin e personave ndryshe nga ata të zakonshmit. Natyrisht zgjedhja nuk duhet të jetë rastësore, por pikasni më të mirët mes personave që njihni, ata që pëlqeni vërtet dhe mbi të gjitha që ju nxisin. Edhe pse kjo lloj zgjedhjeje nuk është shumë popullore për shëndetin mendor, duhet të mbani larg ata që ju lodhin e ju mërzisin. Do të shihni që kjo është një mënyrë përzgjedhjeje efektive, e që do të sjellë një valë ndryshimi brenda jush. Ju këshillojmë të frekuentoni personat që janë të fortë në sektorët ku ju nuk shkëlqeni, ose ata që janë gjithmonë në kërkim të risive, që kanë një ndjenjë përgjegjësie më të theksuar sesa tuajën, që kanë më shumë fantazi. Nuk duhet t’i trembeni frymës së re që i karakterizon dhe që po përpiqen ta sjellin atë edhe në jetën tuaj, sepse do të shpërbleheni shpejt për këtë zgjedhje që po bëni. Ky është një ndryshim rrënjësor, jo sipërfaqësor.

Mposhteni zilinë

Mos e lejoni zilinë t’ju pushtojë për një person që duket më i zoti sesa ju. Përpiquni që gjithë këtë frymë negative ta shndërroni në admirim. Për ta bërë duhet vetëm të vendosni se çfarë dëshironi në të vërtetë për veten: të ndiheni mediokër, por i sigurt, apo të përmirësoheni duke mbushur edhe boshllëqet e krijuara me kalimin e viteve? A mos vallë kjo është një çështje krenarie?

Mjaft më me krahasime!

Nëse marrëdhëniet që keni krijuar më parë ju kanë ngushtuar, ka ardhur koha të mos bëni më krahasime të bazuara te përballja e vazhdueshme dhe të merrni nga realiteti të mirën që mund t’ju ofrojnë të tjerët. Gjithmonë është dikush më i mirë se ju, por ky është fat e nuk keni pse të trishtoheni. Nëse nuk do të ekzistonte dikush më i mirë se ju, atëherë nga kush do t’i mësonit gjërat e reja?

Zgjidhni ata që ju pëlqejnë

Duke frekuentuar ata që janë më tepër në vështirësi se ju, tregoni miqësi dhe solidaritet, atëherë kjo është gjë e mirë. Por nëse qëllimi juaj është që të “riparoni” sigurinë, atëherë rrezikoni që të rrisni pasigurinë. Në shoqëri nuk duhet të bëni skema dhe llogaritje: zgjidhni personat që ju pëlqejnë, që ju nxisin dhe frymëzojnë. Thojuni jo marrëdhënieve komprometuese./Shqip

Leave a Reply

Back to top button