Autoritetet shëndetësore në Spanjë po shpërndajnë pothuajse 650,000 kite të testimit të shpejtë pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend i afrohet 30,000.
Të parët që do të testohen do të jenë personeli i spitalit në vijën e parë dhe ata në rajone më të prekur nga përhapja e virusit. Të dielën në mbrëmje, ministria e shëndetësisë kishte regjistruar 28.572 raste dhe 1.720 vdekje.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i ka bërë thirrje BE të nxisë një “Plan Marshall” për të luftuar efektet ekonomike të krizës, dhe gjithashtu njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 11 Prill.