Uncategorized

Covid19 / Çfarë do të ndodhë me studentët e programit Erasmus?

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar jetën e përditshme për miliona evropianë. Midis tyre janë qindra e mijëra të rinj që jetojnë në vende të ndryshme si pjesë e programit të shkëmbimit nga BE “Erasmus”.

Sipas Komisionit Evropian, rreth 10 milion evropianë të rinj kanë kaluar studiuar jashtë vendit, si pjesë e programit që u lançua në vitin 1987. Fillimisht një program shkëmbimi për universitetet, programi u zgjerua më vonë për të përfshirë praktikat dhe shërbimet vullnetare. Në 2018, 853,000 të rinj kaluan kohën jashtë vendit si pjesë e programit.

Por tani, koronavirusi po shkakton kaos edhe për programin Erasmus. Spatola, 28 vjeç, synonte të shkonte në Bruksel në Mars për të bërë një stazh të sponsorizuar nga BE me Rrjetin Studentor Erasmus (ESN) dhe të mësonte frëngjisht. Por ai ka ngecur në Xhenova, në veri të Italisë.

Për fat të mirë, ai ende mund të bëjë disa nga punët e tijë dhe të paguhet për stazhin. Sidoqoftë, ai nuk po mëson frëngjisht dhe atij i mungojnë aspektet njerëzore të shkëmbimeve të tilla – duke bërë miqësi me njerëz nga e gjithë bota.

Këndvështrim ndryshe vjen nga Suedia

Anna Pretzl, një 22-vjeçare austriake, tashmë jetonte në Vaxjo në jug të Suedisë që kur filloi pandemia. Por në vend që të kthehej në shtëpi, ajo vendosi të qëndrojë. Suedia ka marrë një qasje të ndryshme ndaj shpërthimit, dhe kufizimet e vendosura nga qeveria nuk kanë qenë aq të rrepta sa në pjesët e tjera të BE-së.

Kostis Giannidis, drejtuesi i Rrjetit Studentor Erasmus, i tha DW në një intervistë në Skype se 36% e studentëve të Erasmus kanë vendosur të kthehen në shtëpi. Ai tha se ata  mund të vazhdonin studimet e tyre nga distanca, por tha se studentët ishin të shqetësuar  nëse do arrinin që të kapnin nota të mira ose  nëse do humbnin para, gjithashtu studentët kishin shqetsimin se nëse nperiudha e tyre e studimit jashtë vendit nuk do të njihej.

“Institucioneve të arsimit të lartë u kërkohet të jenë sa më fleksibël dhe pragmatikë që të jetë e mundur për t’i ndihmuar studentët të arrijnë rezultate të larta, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike e studentëve”, thuhet në faqen e internetit të Komisionit Evropian Erasmus +, i cili ofron informacione për studentët dhe institucionet rreth ndikimit të pandemisë në programin Erasmus.

Në shumë raste, studentëve u është lejuar të mbajnë grantet mujore që u jepen edhe nëse detyrohen të kthehen në shtëpi. Komisioni Evropian ka thënë gjithashtu se do të rimbursojë shpenzimet e udhëtimit. Giannidis i tha DW se fillimisht kishte një “kaos”.

“Studentëve u është thënë që të shkojnë në shtëpi, por në të njëjtën kohë vendet po mbyllnin kufijtë e tyre,” tha ai. Sabine Verheyen, një eurodeputete gjermane dhe kryetare e Komitetit të Kulturës dhe Edukimit të Parlamentit Evropian, tha se “përparësia e saj”  ishte puna me Komisionin për të siguruar që evropianët e rinj mund të ktheheshin në shtëpi ose të mbeten të sigurt, kudo që ato janë.

A është lëvizshmëria në rrezik?

Si çdo gjë tjetër, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me programin Erasmus. Sidoqoftë, Verheyen ende shpreson që fondet do të dyfishohen ose trefishohen në buxhetin e ardhshëm të BE-së (për periudhën 2021-2027), pavarësisht nga kriza. Ajo i tha DW se fondet janë të nevojshme për të zgjeruar programin dhe për ta bërë atë më gjithëpërfshirës.

Tani për tani, pyetja nëse evropianët e rinj do të jenë në gjendje të përmbushin planet e tyre të lidhura me Erasmus varet se sa shtete do të jenë në gjëndje ta vejnë pandeminë nën kontroll dhe ti rihapin kufijtë e tyre. / Deutsche Welle

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button