Analiza

A di ta mbash një sekret?

Ja si duhet të vepronin agjencitë e inteligjencës në kohën tonë. Intelligence sharing në epokën e terrorizmit

Një prej maksimave të përsëritura më shumë midis atyre që merren me spiunazh na kujton se nuk ekzistojnë shërbime inteligjente mike, por vetëm shërbime inteligjente të vendeve mike. Ende sot nuk është e vështirë t’i gjendet konfirmimi. Shërbimet sekrete izraeliane konsiderohen ndër më agresivet në përpjekjen për të kapur sekrete midis kolegëve të tyre amerikanë dhe vetë amerikanët kishin një informator në brendësi të shërbimeve sekrete gjermane, shërbime që po amerikanët i kishin krijuar dhe kontrolluar nga fillimi i Luftës së Ftohtë.

Kjo luftë e ashpër ecën paralelisht me bashkëpunimin intensiv midis po këtyre agjencive të inteligjencës. Studiuesit dhe specialistët e sektorit bien dakord kur theksojnë se ky bashkëpunim është më i rëndësishëm se kurrë më parë dhe ka arritur nivele mjaft të larta. Sidomos në luftën kundër një armiku transkombëtar si terrorizmi xhihadist, bashkëpunimi ndërkombëtar midis agjencive të inteligjencës rezulton thelbësor. Megjithatë jemi ende larg nga pasja e një kuptimi të kënaqshëm të këtij fenomeni. Në këtë artikull të shkurtër do të përqëndrohemi mbi intelligence sharing, domethënë mbi ndarjen e produkteve informative me agjenci të huaja, ndoshta aspekti më i rëndësishëm dhe më i shpeshtë i këtij bashkëpunimi. Në bazë të analizës së literaturës, përshkruajmë benefitet kryesore që burojnë nga shkëmbimi informativ, rreziqet më të mëdha dhe pengesat që bëjnë të vështirë, dhe në fund kërkojmë që të identifikojmë kushtet që e bëjnë pakashumë të mundshëm.

Benefiti i parë dhe më i natyrshëm i intelligence sharing është se lejon të kihet akses në informacione në rast të kundërt të padisponueshëm. Siç vëren Michael Herman, eksperti i vjetër britanik në lëmin e inteligjencës, «ka gjithnjë e më shumë informacion potencialisht të disponueshëm se ai që secila agjenci është në gjendje që të mbledhë e vetme». Çdo vend ka rrjetin e tij unik të informatorëve …

[real3dflipbook id=”1443″]

Leave a Reply

Back to top button