Horizonti.al

A do e zvogëlojnë ndotjen makinat elektrike?

Motorët e automjeteve elektrike nuk lëshojnë gazra ndotëse, gjë që i bën këto automjete zgjidhje ideale për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytete të mëdha dhe të vogla. Por, edhe pse kanë potencial për të zvogëluar në mënyrë drastike ndotjen, edhe makinat elektrike janë “jeshile” vetëm në atë masë sa është energjia elektrike që i ushqen ato. Meqenëse shumica e energjisë elektrike në botë ende prodhohet përmes lëndëve djegëse fosile, karikimi i një makine elektrike mund të gjenerojë në mënyrë indirekte të njëjtën sasi ndotjeje që do të gjeneronte një makinë benzine, veçanërisht në vendet që ende mbështeten shumë në qymyrin. Megjithatë, ndërsa bota lëviz drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, makinat elektrike gjithashtu do të bëhen gjithnjë e më shumë “mike të natyrës”.

Leave a Reply

Back to top button