Enciklopedike

A do ishte e mundur të bëhej një Internet i ri?

Interneti e ka origjinën që tek ARPANET, një infrastrukturë kompjuterike e ndërtuar në vitet 1960 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA, për të lidhur mes tyre laboratorët kërkimorë në të gjithë vendin. Këto ditë, rrjeti është një koleksion serverash dhe sistemesh kompjuterike anembanë botës. Që një rrjet të jetë pjesë e internetit, ai duhet të shkëmbejë informacion sipas protokolleve të miratuara ndërkombëtarisht. Duke qenë një rrjet rrjetesh, mund ta mendoni Internetin e përgjithshëm, si një mozaik mini-internetesh. Rrjetet private, ose ‘intranetet’, mund të kualifikohen si internet i “ri”: ato janë internete të pavarura, të bazuara në të njëjtat protokolle si rrjeti më i gjerë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button