Një vaksinë eksperimentale eliminoi me sukses qelizat e plakjes nga trupi i minjve, duke ndihmuar në zgjatjen e jetës së brejtësve, dhe në ndaljen e disa shenjave të sëmundjeve të lidhura me moshën. Studiuesit thonë se ky eksperiment është një hap domethënës në rrugën drejt një vaksine të ngjashme edhe për njerëzit.
Por a mund të funksionojë vërtet? “Unë mendoj se të dhënat ishin shumë të qarta, dhe besoj se është një indicie e mirë që shërben si bazë për të vazhduar kërkimet e mëtejshme”-thotë Pol Robins, profesor i biokimisë, biologjisë molekulare dhe biofizikës, dhe drejtor i Institutit mbi Biologjinë e Plakjes dhe Metabolizmit në Universitetin e Minesotës, SHBA.
Në teori, e njëjta qasje do të funksiononte edhe për njerëzit. Por pyetja kryesore është nëse kjo vaksinë do të ishte e sigurt për njerëzit, thekson Robins, që nuk ishte i përfshirë në studimin në fjalë. Për ta kuptuar këtë, studiuesit duhet të kryejnë studime shtesë tek kafshët e tjera, duke përfshirë primatët jo-njerëzorë, dhe të gjejnë prova të plota të sigurisë së saj tek pacientët njerëz.
Sipas Institutit Kombëtar të Plakjes në SHBA (NIA), vaksina e re synon qelizat e plakura, të cilat janë qeliza që kanë ndaluar së shumuari për shkak të dëmtimit apo stresit, por që nuk vdesin kur duhet. Kur plakemi këto qeliza grumbullohen, pasi sistemi imunitar bëhet më pak efikas në pastrimin e qelizave të tilla nga trupi.
Qelizat e plakura lëshojnë elementë që shkaktojnë inflamacion, duke dëmtuar kësisoj qelizat e shëndetshme aty pranë. Dhe të dhënat e deritanishme sugjerojnë se ky grumbullim qelizashtë plakura, shkakton një mori sëmundjesh të lidhura me moshën, përfshirë kancerin, Alzheimerin dhe aterosklerozën, një sëmundje ku në arterie krijohen pllakëza.
Gjatë dekadës së fundit, shkencëtarët kanë punuar shumë për të zhvilluar “terapitë senolitike”, ose ilaçe që mund të pastrojnë trupin nga qelizat e plakura. Disa nga këto barna kanë arritur të reduktojnë inflamacionin, e kanë vonuar fillimin e sëmundjeve të lidhura me moshën, dhe e kanë zgjatur jetën e brejtësve.
Robins thotë se një duzinë nga këto barna kanë hyrë në testet klinike tek pacientët njerëz.
Përfitimi i mundshëm i përdorimit të një vaksine në vend të ilaçeve, për të zhdukur qelizat e plakura, është se njerëzve mund t’u jepet një dozë le të themi në moshën 50 vjeçare,për të shmangur grumbullimin e qelizave të plakura.
Sistemi imunitar i një personi të vaksinuar do të trajnohet për të kërkuar qeliza të plakura dhe për t`i shkatërruar ato në moment. Në të kundërt, dikush që merr medikamente senolitike, do të duhet t’i marrë ato në mënyrë të përsëritur, pasi qelizat e plakura do të akumulohen pas çdo kure.
Për të zhvilluar vaksinën e tyre senolitike, studiuesit zgjodhën një objektiv specifik, apo një“antigjen” në qelizat e plakura. Por për shkak se qelizat në të gjithë trupin mund të bëhen një ditë plakura, qelizat e ndryshme të plakura duken të ndryshme nga njëra-tjetra, thotë studiuesi Tohru Minamino, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Juntendo, dhe drejtor i mjekësisë kardiovaskulare në Spitalin Universitar Juntendo në Tokio.
Në këtë studim, ekipi shënjestroi vetëm një lloj qelize:qelizat endoteliale vaskulare të vjetra, të cilat rreshtohen në brendësi të arterieve, venave dhe kapilarëve. Ata analizuan se cilat proteina shfaqen në sasi të mëdha në sipërfaqet e këtyre qelizave, për të parë se cilat proteina do të ishin një objektiv i mirë për vaksinën e tyre.
Nga proteinat e identifikuara, ata zgjodhën një të quajtur “proteina glikoproteinikejometastatike e melanomës B”(GPNMB), e cila duket se grumbullohet me kalimin e moshësnë disa inde, dhe që sipas një raporti të vitit 2011 në revistën “Aging” kontribuon në sëmundje të ndryshme.
Sipas një raporti të vitit 2018 në revistën “Steroids E”, njëjta proteinë shfaqet me bollëk në disa lloje të qelizave kancerogjene, duke përfshirë melanomat. Ndërkohë, ekipi ekzaminoi mostrat e indeve nga pacientët njerëzorë me arterosklerozë, dhe zbuloi se qelizat e tyre endoteliale vaskulare përmbanin shumë më tepër GPNMB sesa qelizat e atyre që nuk kishin ndonjë sëmundje.
Sipas një raporti të vitit 2020 në revistën “Clinical Chemistry and Laboratory Medicine”, të dhënat e mbledhura sugjerojnë se molekulat e nxjerra nga qelizat e plakura, kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e pllakës në arterosklerozë. Prandaj ekipi donte të shihte nëse zhdukja e qelizave GPNMB nga trupi, do të ndihmonte në uljen e densitetit të këtyre pllakave.
Për të testuar këtë ide, ekipi përdori minjtë që vuanin nga arteroskleroza, dhe më pas eliminoi qelizat GPNMB nga brejtësit duke përdorur modifikimin gjenetik. Pas heqjes së qelizave, ata zbuluan se sasia e pllakave në arteriet e minjve u reduktua me shpejtësi. Këto gjetje e bindën ekipin që ta bënte GPNMB objektivin e vaksinës së tyre senolitike.
Kështu u krijua një vaksinë peptide, pra një lloj vaksine që synon segmente të shkurtra të një sekuence më të gjatë të proteinave. Pasi u injektua te minjtë, vaksina e nxiti sistemin imunitartë ndërtonte antitrupa kundër pjesëve të proteinës GPNMB. Këto të fundit u mbërthyen pasproteinës dhe shkatërruan qelizat e plakura. Qelizat GPNMB, pllakëzat arteriale dhe molekulat inflamatore u reduktuan ndjeshëm tek minjtë që kishin marrë vaksinën, krahasuar me minjtë që morën një placebo.