Nga Georgy Bovt
“Moscow Times”
A do të shndërrohet Siria në një Afganistan të dytë për Rusinë? A është diçka e zgjuar, që Moska po ndërhyn në këtë konflikt? Qarkullojnë zëra, se Kremlini po planifikon një manovër ushtarake sa për të shpëtuar fytyrën, ku gradualisht “do të tërhiqet” nga rajoni lindor ukrainas i Donbasit, në përmbushje të marrëveshjes së Minskut, ndërsa po ndihmon koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik në Siri, për të patur përsëri marrëdhënie të mira me Perëndimin. Plani tingëllon i mirë në teori, por duket i parealizueshëm në praktikë. Shtëpia e Bardhë mbetet e paepur si kundër regjimit të presidentit sirian Bashar Asad, ashtu edhe mundësinë së Rusisë për ofrimin e ndihmës ushtarake dhe teknike…