Shendeti

A do të ketë koronavirusi të njëjtin fund si 3 viruset e mëparshëm?

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Që nga fillimi i shpërthimit, ka pasur 182,820 raste të virusit në të gjithë botën dhe  7,174 vdekje.

Ndërsa zyrtarët punojnë për të ndaluar përhapjen e virusit, është e vështirë të mos pyesni veten se çfarë do të ndodhë më pas. Këtu po hedhim një vështrim në atë që ndodhi gjatë shpërthimeve të tjera infektive.

“I tillë ishte rasti i vitit 2014, kur në Afrikën Perëndimore, shpërtheu virusi Ebola, i cili përfundoi duke u ngalësuar  me shumë sforcim.”- tha Organizata Botërore e Shëndetit në mars të 2016-ës.

“Shpërthimi përfundoi pas një ‘reagimi të koordinuar ndërkombëtar’.”- tha Dr. Peter Hotez, profesor dhe dekan në Shkollën Kombëtare të Mjekësisë Tropikale, në “Baylor College of Medicine”.

Kur filloi shpërthimi tjetër, në 2018-ën, dy trajtime të zhvilluara nga shpërthimi i parë u janë ofruar të gjithë pacientëve në Republikën Demokratike të Kongos.

SARS është një tjetër lloj koronavirusi që infektoi më shumë se 8,000 njerëz në vitin 2003. “Deri në maj të atij viti, ai u shkatërrua”,- tha Dr. Howard Markel, drejtor i Qendrës për Historinë e Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit.

“Ndonjëherë, kjo vjen për shkak se moti ndryshon dhe nganjëherë ndodh, sepse mjaft njerëz janë infektuar dhe kanë fituar imunitet.”- tha Markel.

H1N1 është një lloj gripi, i cili shkaktoi një pandemi në 2009-ën dhe tani është bërë një virus që ndodh sezonalisht.

Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë dhe asnjë trajtim specifik antiviral të rekomanduar për koronavirusin e ri, por shumë janë në zhvillim.

“Më shumë se 20 vaksina për koronavirusin janë në zhvillim.”- tha Tedros Adhanom Ghebrevesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit. Testimi i parë klinik i një ilaçi antiviral është duke u zhvilluar. Njerëzit duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të përgatitur.

“Ajo që nuk po mësojmë dot është se duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë.”- tha Markel./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button