Enciklopedike

A e dini pse njerëzit fërshëllejnë?

Përveç një studimi të vitit 2011, që zbuloi se burrat fërshëllejnë më shumë se gratë, në fakt ka shumë pak studime psikologjike mbi fërshëllimën. Megjithatë, muzika është një universale njerëzore që e gjen në gjithë botën, dhe të fërshëllyerit është thjesht një tjetër formë e asaj që studiuesit e muzikës e quajnë “performancë muzikore e momentit”, bashkë me të kënduarit në dush, rënia e një ritmi mbi tryezë apo mërmëritja e një melodie kur je duke bërë punë shtëpie. Zgjedhja e muzikës pasqyron humorin tonë, apo mund të jetë një përpjekje për ta përmirësuar atë. Të fërshëllyerit është një gjë që zakonisht e bëjmë kur jemi të ngazellyer. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button