Psikologji

A e dini që ne jemi ajo që besojmë? Zbulojeni

Ne jemi ajo që besojmë, kjo e përcakton atë që jemi, dhe nuk është ADN që përcakton jetën tonë dhe shëndetin tonë. Shpesh mendimi ynë ndikohet nga konteksti shoqëror në të cilin jetojmë, nga besimet popullore, të cilat për shekuj me radhë e kanë karakterizuar jetën tonë. Por është koha t’i lëmë këto besime, paranoja, mendime sipërfaqësore, të cilat e bëjnë ekzistencën tonë të trishtuar, të errët.

Ne jemi ajo që besojmë.

Secili prej nesh ka potencialet që do ta lejojnë të jetë i lumtur. Ju do të gaboni mbase, është e vërtetë, dhe do ta dëgjoni veten të thotë: “Hë, a të thashë!”. Nuk ka rëndësi, nga këto rënie ne thjesht bëhemi gjithnjë më të fortë, më me guxim, më me vendosmëri për t’u përballur me jetën.

Një dashuri e gabuar, një projekt i shkuar keq, nuk përcakton një humbje, por do të jetë fitorja juaj e ardhshme. Dhe kur të arrini majën me rezultatet tuaja, vetëm atëherë kthehuni dhe tregojuni atyre që nuk besuan tek ju se jeni të fortë, që keni fituar, që ia keni dalë, edhe duke i patur të gjithë kundër.

Besimi është ai që përcakton suksesin. Pra, besoni, besoni në ëndrrat, projektet, qëllimet tuaja, besoni! Jini ambiciozë. Mundohuni të kapërceni dhe jepni më të mirën e vetes. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button