Horizonti.al

A e dini se çfarë i lidh guackat e detit me perandorët bizantinë?

1. Mollusc Bolinus brandaris është një kërmill deti grabitqar që gjendet në Detin Mesdhe. Ai sekreton substancën anti mikrobeve dibromoindigotin nga një gjëndër.

2. Sekrecioni mund të nxirret nga kërmillët dhe të përdoret si bojë. Në dritën e diellit, boja degradon nga ngjyrë vjollcë në blu, por fenikasit e lashtë gjetën të parët nëj mënyrë për ta mbajtur në ngjyrë vjollcë.

3. Boja u bë e njohur si “Vjollcë tyriane” dhe në fakt zbardhej disi me kalimin e kohës. Duheshin më shumë se 10 000 kërmij për të bërë një gram bojë, kështu që ishte shumë e kushtueshme.

4. Oborri perandorak i Perandorisë Bizantine miratoi ligje që kufizonin përdorimin e bojës, vetëm për familjen perandorake. Fëmijët e perandorit ishin “porfirogjenitë”, që do të thotë “të lindur me vjollcë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button