Enciklopedike

A e dinit se si e humbi hundën Sfinksi i Madh?

Statuja e Sfinksit të Madh, që paraqet një luan me kokë njeriu, i menduar për të përfaqësuar Faraonin Khafra (2558 – 2532 pes), ndodhet mbi Rrafshin e Gizës në Egjipt. Mjerisht, Sfinksit 4500 vjeçar i është gërryer keq dhe i mungon hunda.

Legjenda popullore thotë se fytyra është dëmtuar nga gjylet e zjarrta gjatë fushatës egjiptiane të Napoleonit (1798 – 1801), por hunda duket se është humbur shumë kohë para se të lindte Perandori i Francës. Në fakt, një shqyrtim i afërt tregon zona të rëndësishme të dëmtimit me daltë në të gjithë fytyrën, gjë që flet për një sulm të qëllimshëm, ndoshta një copë Ikonoklastie fetare në shekullin e 15-të ose më parë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button