Enciklopedike

A e dinit si e gjejnë salmonët rrugën për në shtëpi?

Salmonët përdorin fushën magnetike të Tokës, si hartë. Ndryshe nga zogjtë që mund të mësojnë drejtimin prej prindërve, salmonët lihen ta gjejnë vetë rrugën, që kur lindin. Ata trashëgojnë një shqisë të brendshme magnetike nga prindërit, dhe e përdorin për të bërë mijëra kilometra drejt detit, aty ku rriten.

Aty nga fundi i jetës, salmonët mbajnë mend fushat magnetike që kanë ndeshur kur hynë për herë të parë në det në moshë të re, dhe marrin rrugën mbrapsht në ekzaktësisht të njëjtën rjedhë ku kishin lindur, për të pjellë vezët dhe ngordhur. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button