Histori

A e financoi opiumi, perandorinë britanike? 

Tregtia e opiumit është një nga të pabërat e mëdha por të harruara të perandorisë britanike. NE mbajmë mend episode të tjera të turpshme perandorake, si tregtia e skllevërve, apo shekuj të tërë racizëm të institucionalizuar. Por tregtia e opiumit dhe Luftërat e Opiumit që Britania luftoi me Kinën në vitet 1840 dhe 1850, ishin kritike për funksionimin e perandorisë britanike, e megjithatë janë pak të njohura sot.

Opiumi rritej dhe transportohej nga India Britanike për në bregun jugor të Kinës, ku shitej për argjend që tregtarët britanikë e përdornin për të blerë çaj. Më pas çaji udhëtonte për në Britani dhe, përpara se të zhdukej në filxhanët e britanikëve, qeveria merrte tarifat doganore. Këto tarifa paguanin Marinën Mbretërore, kështu që, opiumi ndihmonte për të mbajtur mbi ujë perandorinë britanike. 

Administratat koloniale në Azi gjithashtu financoheshin gjerësisht nga menaxhimi i monopoleve të rritjes së opiumit. Deri në vitet 1850, të ardhurat nga opiumi zinin më shumë se 20 përqind të të ardhurave të qeverisë britanike nga India. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së perandorisë.

Biznesi u rrit përgjatë pjesës më të madhe të shekullit 19. Mes viteve 1800 dhe 1839, shitjet e opiumit nga India Britanike në Kinë u rritën dhjetëfish.

Dhe Britania bëri më shumë se sa thjesht të përfitonte prej drogërave; ajo zhvilloi dhe luftëra për to. Në vitet 1839-42 dhe 1856-60, ajo lëshoi ekspedita kundër Kinës dhe refuzimit të qeverisë së saj për të legalizuar kontrabandën e tregtisë së opiumit. Traktati i Pekinit i vitit 1560, që përmbyllte Luftën e Dytë të Opiumit, më në fund detyroi legalizimin e drogës në Kinë.

Edhe nëse vetë Britania ka bërë të pamundur për të harruar të kaluarën e saj dhe tregtinë e opiumit, kjo është një histori që gjen jehonë në politikën globale sot. Në Kinë, luftërat e opiumit mbeten përpara kujtesës së publikut. Ato shihen si fillimi i një komploti perëndimor për të dëmtuar Kinën. Për të kuptuar marrëdhënien e trazuar të Kinës me Perëndimin, duhet të kuptosh rolin e Britanisë në tregtinë e opiumit.

DR JULIA LOVELL, 

BIRKBECK, UNIVERSITY OF LONDON

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button