Psikologji

A e ke kuptuar se shqetësimet e tua mund të jenë “duke të të dëmtuar keq”?

Nuk po ta them një gjë të tillë për të të shqetësuar më tepër, por për të bërë të kuptosh se shqetësimet janë një varësi serioze, nga e cila duhet të heqësh dorë. Ne të gjithë kemi dëgjuar për frazën “një sasi e shëndetshme shqetësimi”. Mund të shqetësohemi sepse kështu jemi mësuar nga mamaja apo babai ynë, por shqetësimet nuk janë asnjëherë të shëndetshme.

Në momente të tilla, në trurin tonë nxiten mekanizmat e stresit “lufto ose ik”, njësoj sikur ne të na sulmonte një kafshë. Kjo situatë çliron disa hormone në trupin tonë që mund të na shkaktojnë dobësim të sistemit imunitar, plakje të parakohshme, çrregullime të gjumit, çrregullime të tretjes, atake paniku, si dhe rritje në nivele ekstreme të kortizolit në gjak, të cilat lidhen drejtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjen e parakohshme.

Ndaj, ajo “sasia e shëndetshme e shqetësimeve” mund të jetë gjëja më e pashëndetshme që mund të bëjmë. Ndoshta tani po shqetësohesh, sepse e di që nuk duhet të shqetësohesh, por jepi fund kësaj gjendjeje. Kuptoje se një gjendje e tillë të bën të shpenzosh energji në mënyrë të kotë, joproduktive. Ajo thjesht po të bën të mos jesh prezent në të tashmen, sepse në 85% të rasteve, sipas studimeve, njerëzit shqetësohen për ato që u kanë ndodhur apo për ato që mund t’u ndodhin në të ardhmen. As të shkuarën nuk e ndryshon dot e as të ardhmen nuk e kontrollon dot, ndaj hiqe çdo shqetësim nga mendja jote…

Por si mund të heqësh dorë nga një zakon i tillë kaq negativ? Mjekët kanë zbuluar se një mënyrë e mirë për ta bërë diçka të tillë, është të zgjohesh në mëngjes dhe të kalosh 15 minuta duke u shqetësuar për çdo gjë që të mundon. Mund t’i shkruash ato, t’i lexosh të shkruara nga vetë ti, të merakosesh pamasë, por kur ato 15 të mbarojnë, duhet të mendosh çdo gjë pozitive e ta heqësh nga mendja çdo mundim. Bëj gjashtë frymëshkëmbime  të vetëdijshme dhe përpiqu ta kalosh pjesën tjetër të ditës tënde përmes një këndveshtrimi me mirënjohje për çdo gjë që ka vlerë në jetën tënde.

Pyete veten se për çfarë je mirënjohës tani? Ke ushqim, ke veshje, ke njerëz që të duan pranë, ke një zemër që rreh në kraharorin tënd… Fol me një mik dhe medito, pasi që të dyja këto mënyra e reduktojnë jashtë mase stresin e jetës tënde. Gjëja më e mirë është pikërisht të kalosh nga shqetësimi në mirënjohje dhe kjo është plotësisht në dorën tonë. Tani dua unë të të pyes diçka, për çfarë je ti mirënjohës në këto momente? / MeB

Leave a Reply

Back to top button