Horizonti.al

A ekzistojnë lente me kontakt teleskopike?

Screen Shot 2015-10-14 at 17.19.07

Është krijuar një prototip nga Politeknikumi federal i Lozanës (Zvicër). Falë një loje të pasqyrave të vockla të aluminit, të cilat munden të shumfishojnë atë që vëzhgohet, duke e zmadhuar imazhin në 2,8 herë. Janë plastike, kanë një diametër prej 8 mm, një trashësi prej1,55 mm dhe bëjnë të “marrë frymë” syri, përmes mikro kanalesh në të cilët lëviz ajri. Merren së bashku me një palë syze “inteligjente”, që zbulojnë lëvizjet e qepallave: duke shkelur syrin e djathtë aktivizohet zmadhimi, duke mbyllur atë të majtin do të kthehet në shikimin normal, ndërsa rrahja fiziologjike e qepallave injorohet. Ato janë të projektuara veçanërisht për ata që kanë probleme të tilla me të parin, si degjenerimi makular, një ndryshim progresiv i retinës, që mjegullon qendrën e fushës vizuale. Lentet e kontaktit janë një alternativë për përdorimin e syzeve teleskopike, tashmë në treg, por shumë të pavolitshme. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button