Horizonti.al

A ekzistojnë njerëzit që nuk ëndërrojnë asnjëherë?

Screen Shot 2016-07-21 at 14.16.30Shumë njerëz thonë se nuk shohin ëndrra, por a është vërtet e mundur diçka e tillë? Edhe pse në realitet shumica e njerëzve ëndërrojnë (por e harrojnë këtë gjë), ekziston një pakicë njerëzish që nuk janë në gjendje të ëndërrojnë. Këta njerëz zakonisht kanë pësuar dëmtime të lobit parietal, një pjesë e trurit që kombinon stimujt e dëgjimit, të parit dhe prekjes:në brendësi të lobit parietal “grupohen” shqisat dhe produktet e tyre. Pra nëse ato janë të dëmtuara, njerëzit s’mund të ëndërrojnë.

Por kjo mungesë ëndrrash mund të jetë ndërkohë shumë destabilizuese:individët e prekur nga ky fenomen, pohojnë se bien në gjumë lehtësisht, por nuk janë në gjendje të kenë një gjumë të vërtetë përtëritës, të përbërë nga faza të vazhdueshme të gjumit, me alternimin e fazave të zgjimit të vetëdijshëm. Disa shkencëtarë dhe ekspertë të studimeve mbi gjumin, argumentojnë se janë pikërisht ëndërrat ato që na mbajnë në gjumë, a thua se siguria që kemi ëndërruar të na lejojë në zgjim, të pohojmë se kemi pasur një relaksim efikas. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button