Horizonti.al

A është e mundur të vlerësojmë vendin tonë në Univers?

Screen Shot 2015-08-19 at 10.10.46

“Pozicioni” ynë në brendësi të universit është një koncept tërësisht relativ. Ne mund të përcaktojmë lehtësisht pozicionin tonë në lidhje me Diellin dhe planetët, si dhe në lidhje me yjet më të afërt. Ne mund të përcaktojmë gjithashtu vendndodhjen tonë të përafërt brenda krahëve spiralë të Rrugës së Qumështit, ndodhëse ndodhemi brenda saj. Ne kemi përcaktuar madje, edhe pozicionin relativ të Rrugës së Qumështit brenda grupit të saj të galaksive si dhe në lidhje me një grup pak më të largët galaksish. Por nuk ka një kuadër referimi universal, me të cilin ne mund të lidhim pozicionin tonë në kozmos. Big Bangu ndodhi kudo në të njëjtën kohë dhe Universi ka qenë në zgjerim, qysh atëherë. Kështu që, gjithësecila pikë e Universit mund të konsiderohet si “qendra” e zgjerimit. Duke qenë se Universi mund të mos ketë një skaj, nga pikëpamha fizike, ideja e pozicionit absolut nuk ka kuptim./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button