Horizonti.al

A është e rrezikshme të shkosh në Mars?

Screen Shot 2015-10-14 at 17.16.39

PO, PËR SHËNDETIN E ASTRONAUTËVE. Disa kërkues të Universitetit të Kalifornisë në Irvine, të koordinuar nga Charles Limoli, kanë demonstruar në fakt që ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve kozmike, ndaj të cilave do të ishin nënshtruar astronautët gjatë misionit ndërplanetar mundet të shkaktojë dëmtime serioze në sistemin nervor qëndror, me zvogëlimin e punës së trurit, defiçitin e kujtesës dhe probleme të përqëndrimit. “Me pasoja negative”, shpjegon Limoli, “si për rezultatin e misionit, si për jetën e ardhshme të astronautëve”. Pasojat e para negative të ekspozimit ndaj thërmijave të rrezeve kozmike mundeshin në fakt të ngriheshin pak muaj pas nisjes, duke e vënë kështu në rrezik serioz tashmë, udhëtimin drejt Marsit. Midis zgjidhjeve të ofruara nga kërkuesit janë një armaturë me e forte e e anijes kozmike, në krahasim me atë aktualisht në përdorim dhe terapi farmakologjike, që mbrojnë neurotransmetuesit nga rrezatimi. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button