Enciklopedike

A është e vërtetë që elefantët nuk harrojnë kurrë?

Screen Shot 2016-07-19 at 09.00.38Elefantët harrojnë, por ata kanë një memorie mbresëlënëse. Kanë trurin më të madh se çdo gjitar në tokë, dhe disa besojnë se inteligjenca e tyre është e njëjtë me atë të shimpanzeve dhe delfinëve. Elefantët jetojnë për dekada të tëra dhe udhëtojnë në grupe familjare, të udhëhequra nga femrat më të vjetra në moshë.

Për të qenë të suksesshëm, ata duhet të jenë në gjendje të ruajnë gjurmët e miqve dhe armiqve, dhe duhet të përshkruajnë distanca të gjata mbi terrenin e komplikuar, teksa klima ndryshon nga viti në vit. Elefantët afrikane kanë qenë të njohur për udhëheqjen e familjeve të tyre tek oazet e harruara prej një kohë të gjatë të ujit në periudhën e thatësirës, kujtojnë lëndimet dhe keqtrajtimet, si dhe njohin veshjet e njerëzve që i kanë keqtrajtuar./bota.al

Leave a Reply

Back to top button