Horizonti.al

A është e vërtetë që stresi i shtuar na thinj?

screen-shot-2016-09-13-at-21-34-32Thinja e flokëve ka qenë prej kohësh e lidhur me stresin dhe plakjen, por a ka ndonjë të vërtetë në idenë se shqetësimet dhe përgjegjësitë shtesë, mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve tanë? Përgjigja e shkurtër është se kjo është diçka e komplikuar. Ndërsa është e sigurtë që stresi mund të lërë shenja fizike në trupin tonë, kur është fjala për thinjat, shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të zbulojnë se çfarë e shkakton këtë dukuri, dhe kërkimet tregojnë se janë disa faktorë që ndikojnë në sasinë e argjendit në majën e kokës.

Floku ynë e merr ngjyrën e vet nga qelizat e njohura si melanocite. Ajo çfarë ndodh kur ne plakemi, është se melanocitet dobësohen dhe vdesin, çka do të thotë se flokët tanë nuk kanë më të njëjtën ngjyrë. Ky dëmtim njihet si stresi oksidativ, dhe ndodh në të gjitha qelizat e trupit tonë si një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes – jo për shkak të stresit për skadimin e ndonjë afati apo ndonjë provimi.

Kur organet tona plaken dhe s’mund të luftojnë më lloje të veçanta të molekulave të dëmshme, sikurse e bëjnë në mënyrë efektive në të njëzetat dhe tridhjetat tona, stresi oksidativ nis të veprojë, dhe flokët tona mund të tregojnë efektet. Dhe ndërsa periudhat e shkurtra të stresit janë të lidhura me stresin oksidativ në të kaluarën, prova për një lidhje të drejtpërdrejtë nuk është veçanërisht e fortë – sigurisht jo aq sa të prishë konsensusin midis shkencëtarëve që situata më të vështira nuk do të shkaktojë direkt ndryshimin e ngjyrës së flokëve tuaj. “Stresi ka më shumë gjasa të shkaktojë humbjen e flokëve, sesa thinjen e tyre”- thotë dermatologu Miri Seiberg nga Instituti i Dermatologjisë Global në Florida. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button