Horizonti.al

A është i mundur leximi i mendjes?

Mendimet tona janë gjërat tona më private dhe personale, dhe ideja që dikush mund të përgjojë brenda kokës tonë është e tmerrshme. Megjithatë, teknologjia për ta bërë këtë është duke u zhvilluar. Përveç pengesave morale dhe etike të leximit të mendjes, truri është një organ jashtëzakonisht kompleks. Hap pas hapi, studiuesit kanë analizuar modelet elektrike që ne prodhojmë në tru kur mendojmë për diçka, të tillë si një objekt, numër apo edhe një fjali. Studiuesit më pas mund të identifikojnë dhe deshifrojnë modele të dallueshme të lidhura me ato mendime, me shpresën për të ndërtuar një fjalor nervor të modeleve.

Teknologjia është ende në fillimet e saj, me vite zhvillimi të nevojshme përpara se të interpretohen mendimet komplekse. Aktualisht kjo është duke u zhvilluar për të ofruar njohuri mbi mënyrën se si funksionon truri ynë, dhe jo për trajtime mjekësore alternative. Megjithatë, potenciali i teknologjisë së leximit të mendjes është i gjerë. Nga të kuptuarit e autizmit tek parashikimi i vendimmarrjes së një personi, sapo të mund të shikoni brenda mendjes, mundësitë janë të pafundme. / bota.al

Back to top button