Ekonomi

A është kapërcyer deflacioni në Eurozonë?

Screen Shot 2015-07-15 at 08.28.27Eurozona e kanë lënë tani një herë pas deflacionin. Pas katër muajsh me rënie të çmimeve kostot e jetesës mbeten të pandryshuara në muajin prill. Këtë e konfirmoi agjencia e statistikave Eurostat të martën në vlerësimin e saj të dytë. Norma e inflacionit të 19 vendeve të Bashkimit Monetar sipas vlerësimit ishte mesatarisht 0. 0%. Të njëjtën vlerë ka shënuar i gjithë BE në të 28 shtetet.

Në Britaninë e Madhe çmimet ranë pak në prill, kjo ka qenë hera e parë që nga viti 1960. Norma e inflacionit ishte minus 0,1 përqind, njoftoi enti i statistikave. Ministri i Financave George Osborne e quajti këtë një lajm të mirë për familjet. Çmimet janë më të ulëta se para një viti: “Ne nuk duhet ta gjykojmë këtë si një deflacion shkatërrimtar, por t’i pranojmë si të mirëpritura pasojat pozitive, që sjellin çmimet më të ulëta për ushqimet dhe energjinë në ekonomitë tona familare.”

Në zonën e euros ka patur për herë të fundit rënie të çmimeve për disa muaj në vitin 2009. Çmimet patën rënë në muajt qershor deri në tetor. Për të shmangur rrezikun e deflacionit Banka Qendrore Evropiane (BQE) nisi në fillim të marsit një program të gjërë për blerjen e obligacioneve shtetërore dhe letrave të tjera me vlerë në vlerën prej 60 miliardë euro në muaj. Ai do të zgjasë deri në shtator 2016. Përmes tij Banka Qendrore do të pompojë më shumë se një trilion euro në treg.

Me blerjen e obligacioneve shtetërore Banka Qendrore Evropiane (BQE) synon të pengojë, që të ketë rrëshqitje të mëdha të çmimeve, gjë që mund ta paralizojë ekonominë. Qëndrueshmërinë e çmimeve autoritetet monetare e sigurojnë në një periudhë afatmesme përmes ngritjes së çmimeve me nën dy për qind.

Arsye për nivelin e ulët aktual të inflacionit është kryesisht çmimi i ulët i naftës. Kështu kostoja mesatare e energjisë në qershor ishte 5.1 për qind më pak se një vit më parë. Pa energjinë niveli i inflacionit ishte shumë më i lartë, 0.9 për qind. Ngritjen e çmimeve e kanë shkaktuar edhe shërbimet, që në krahasim me vitin e kaluar janë rritur me 1,0 për qind. Edhe çmimet e ushqimit janë rritur, përkatësisht me 1.2 për qind.

Linku: http://www.dw.com/sq/është-kapërcyer-deflacioni-në-eurozonë/a-18584191

Leave a Reply

Back to top button