Infographics

A ia vlen ta ndash këtë lajm?

A ia vlen ta ndash këtë lajm?

Sigurisht, liria e fjalës është e mbrojtur me aktin themeltar të çdo shteti. Çdokush ka të drejtën që të raportojë dhe publikojë informacione. Por, jo çdo lajm është i denjë për tekstin, postimin apo ndarjen online. Ja se si të dallonin materialet e mira, nga ato të pavlera.

A ËSHTË I VËRTETË?

A janë të qëndrueshme provat? A është i ligjshëm burimi i lajmit? Bëj një kërkim për emrin e burimit dhe faktet kyçe mbi të cilat ai burim e mbështet atë lajm. Gjatë kërkimit, kontrollo dhe për vërtetësinë e fotografive dhe njerëzve që përmban lajmi, për “të shkulur” elementet fallco.

A ËSHTË CILËSOR?

A të ka bërë përshtypja mënyra e shkrimit? Një lajm i krijuar mirë fillon me fakte të forta dhe të pakundërshtueshme. Duhet që toni i lajmit të jetë i qetë, artikulli të jetë i qartë dhe i saktë. Nëse vini re që është i shkruar keq, apo është ekzagjeruar me emocionet, duhet t’ju ndizet menjëherë alarmi. (Përshembull kur përmban fjalë me kapitale dhe gabime drejtshkrimore).

A ËSHTË LAJM APO OPINION?

Cili është qëllimi? Lajmet e vërteta kryesisht shpjegojnë atë që është duke ndodhur. Opinionet marrin një qëndrim, për të gjykuar apo për të ngritur një argument a debat mbi lajmin. E shkruara në vetë të parë, apo fjalë të tilla si “perspektivë’ apo “editorial” janë tregues se bëhet fjalë për opinion.

A MBËSHTETET NË FAKTE?

A ka prova të mira? Kërkoni për statistika, studime, shembuj historikë, burime parësore, analiza të ekspertëve dhe shenja të tjera që të tregojnë se artikullshkruesi i ka bërë “detyrat e shtëpisë”, dhe mund ta mbështesë në fakte atë që ka shkruar.

A KA ANSHMËRI?

A të tregojnë provat të gjithë panoramën? Artikujt e anshëm mund të lënë jashtë fakte të rëndësishme, duke bërë që të shohësh vetëm njërën anë të problemit. Ata mund të ezkagjerojnë ose të zvogëlojnë rëndësinë e lajmit, në kontekstin e ngjarjeve të tjera.

A ËSHTË ANSHMËRI E HAPUR, APO E FSHEHUR?

Shiko se mos lajmi ka për shënjestër një audiencë të caktuar. Lajmet me anshmëri të hapur përdorin etiketime si “i majtë”, apo “i djathtë”, ose shprehin hapur mbështetje për misione partiake, si për shembull “ndihmoni socialistët që të fitojnë…”. Por kujdes, shumica e lajmeve e fshehin dinakërisht anshmërinë.

ARGËTON APO NDËRGJEGJËSON?

Cili është qëllimi i artikullit që po lexon? Vini re me kujdes: artikulli synon të shkaktojë shkatërrim, të mashtrojë njerëzit për të nxjerrë përfitime, apo për të dëmtuar padrejtësisht dikë, përmes shpifjeve.

Ia vlen ta ndash

Ky është informacion i vërtetë. Mund të mos jetë i bukur, mund mos të të pëlqejë ajo që lexon, por është i mbështetur nga fakte që mund të të ndihmojnë të reflektosh. Nuk ka vlerën tronditëse të një artikulli të rremë, që ka mundësinë të bëhet viral dhe të shkaktojë zhurmë, por atë që i mungon në bujën që mund të shkaktonte, mundet ta kompensojë me besueshmërinë e tij dhe pasojat që ka në jetën reale.

Ndoshta ia vlen ta ndash

Gjithçka varet se si e bën. Këto lajme mund të jenë shumë të mira për të kuptuar se si e mendojnë njerëzit e tjerë apo për të nisiur një debat produktiv, por vetëm nëse bën kujdes për risqet e mundshme. Ndalu pak dhe mendo pasojat e mundshme të veprimeve të tua dhe zgjidhi me mençuri fjalët kur e ndan, për të shmangur kurthet e klikimeve apo për të ndezur sherre.

Nuk ia vlen ta ndash

Të mbushura me agjenda të fshehura dhe qëllime të këqia, këto lloj artikujsh mund të nxisin shkatërrim dhe kaos. Nëse nuk e vret mendjen për pasojat, ato mund të përhapin gënjeshtra, frikë dhe ndonjëherë rrezik. Nga mashtrimi i sistemit për përfitime dhe nxitur njerëzit të marrin vendime të këqia, e deri tek të bërit e njerëzve për budallenj, ka diçka që vërtetë nuk shkon tek këto artikuj.

Back to top button