Horizonti.al

A ishin Amazonat pjellë e imagjinatës së grekëve?

Screen Shot 2016-09-04 at 22.21.06Deri kohët e fundit, Amazonat janë konsideruar nga shumica e historianëve si qenie mitologjike. Në vitin 1861, studiuesi klasik zvicerane Johann Jakob Bachofen paraqiti tezën e diskutueshme se Amazonat ishin në të vërtetë figura historike. Në teorinë e tij, Bachofen tha se shoqëria njerëzore filloi si një matriarkat, sunduar nga priftëreshat dhe adhurimi i Tokës-Nënë. Vetëm në fillimet e qytetërimit ka filluar Patriarkati. Bachofen influencoi artistë si Richard Vagneri, dhe mendimtarë si Friedrich Engelsi.

Engelsi dhe marksistë të tjerë si ai e shihnin sundimin e hershëm të grave si një utopi të qetë e të paqte, ku nuk ekzistonte prona. Engelsi thoshte me keqardhje: “Përmbysja e nënës së drejtë ishte humbja historike e gjinisë femërore botërore. Burri e mori komandën edhe në shtëpi; gruaja u degradua dhe u katandis në robëri; ajo u bë rob i epshit të tij dhe një instrument i thjeshtë për prodhimin e fëmijëve”. Megjithatë, nuk kishte asnjë provë të fortë për tezën Bachofenit. Në shekullin e 20, shpjegimet më të çuditshme për misterin e Amazonave u shtuan.

Një shkollë e mendimit pohonte se Amazonat ishin në fakt burra pa mjekër me veshje të çuditshme (ndoshta Hitejtë), të cilat ngatërroheshin me gra në distancë nga grekët. Për ata që kalonin në psikologjinë frojdiane apo të Jungut, Amazonat ishin shprehje e neurozave  të meshkujve të Athinës. Gratë ulur mbi kuaj (një simbol mashkullor) dhe që pësonin vdekje të dhunshme, ishin shenja të konflikteve të pazgjidhura seksuale.  të pazgjidhura seksuale conflict. Këto janë teza të vështira të vërtetohen, apo të hidhen poshtë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button