Magazine

A ishin të parët tanë më inteligjentë se ne?

Kjo përgjigje varet nga ajo, se çfarë kuptojmë me inteligjencë. Njeriu i Neandertalit kishte një tru 10% më të madh se tonin dhe megjithatë u zhduk dhe për më tepër homo sapiensi ishte më sapiens se ne. Nëse marrim në konsideratë kriteret morfologjike dhe biologjike njeriu i Neandërtalit kishte një kafkë përafërsisht 1.450 cm kub me një volum mbi 10% krahasuar me atë të njeriut modern (Homo sapiens sapiens). Truri i tij, sipas studiuesve kishte një strukturë pak të përshtatur me ambjentin dhe nuk i lejoi të zhvillonte aftësinë kulturore të nevojshme për mbijetesë. Sipas shkencëtarëve inteligjenca nuk varet nga parametra ekskluzivisht biologjikë, as nga elemente teknologjike, aftësia teknike, por nga aftësia e zgjidhjes së problemeve.

Gjithmonë e më budallenj?

Nëse zgjidhja e problemeve është çelësi për të kuptuar se kush është më inteligjent, ne apo paraardhësit tanë, nuk duhet të ngazëllehemi. Sot nuk jemi në gjendje të zgjidhim pjesën më të madhe të problemeve të mbijetesës, ku sapiensët e hershëm ishin tejet specialistë. Nga kjo pikëpamje evolutive fati ynë do të ishte të bëheshim akoma më budallenj. Këtë fakt e mbështet një genetist nga Universiteti Stanford, Gerald Crabtree, që kreu një studim mbi mënyrën si modifikohet trashëgimia genetike dhe intelektuale e racës njerëzore. Sipas arsyetimit të tij, ishim më të mprehtë dhe të kujdesshëm kur jetonim në erën e paleolitit, nuk lejoheshin gabimet dhe natyra kërkonte që gjithmonë të ishim në alert. Me kalimin e kohës, falë progresit, selektimi natyror u bë më pak i ashpër dhe cilësia e trurit tonë do të përkeqësohej. Si përfundim: sot dimë shumë më shumë, por jemi më pak inteligjentë. Krahasuar me 3000 vjet më parë truri ynë magazinon shumë dije (lexim, shkrim, numërim…).Kjo përfshin aktivizimin e një numri të madh genesh dhe e vë intelektin nën një risk më të madh për mutacione genetike (që prekin inteligjencën) dhe secila nga këto e dobësojnë.

Koefiçenti i inteligjencës

Nëse inteligjencë do të quanim aftësinë për të elaboruar një mendim abstrakt? Në dhjetveçarët e parë të shekullit të kaluar u studiuan teste për të matur aftësinë logjike, koefiçenti i inteligjencës IQ. Nëse do ta pranojmë këtë kriter, atëherë jemi në rregull, më inteligjentët jemi ne sot. Në bazë të artefakteve që prehistoria na ka lënë hipotetizohet se Homo erectus që erdhi nga Azia mes 1 dhe 1.5 milonë vite më parë e kishte IQ rreth 45, ndërsa mesatarja e Homo sapiensit është rreth 100 dhe në rritje që nga periudha pas lufte e deri më sot. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button