Analiza

A ishte Siria ndryshe? Si t’i paraprihet ngritjes së ISIS-it të ardhshëm

Nga Daniel Byman  

Për zyrtarët e antiterrorizmit, një nga sfidat më të vështira të anti-terrorizmit, është identifikimi i luftës së ardhshme globale, që ashtu si lufta civile siriane, do të aktivizojë myslimanët e botës, dhe do të çojë dhjetëra mijëra të huaj t’i bashkohen këtij konflikti.

Megjithatë, siç paralajmëron një proverb danez:”Është e vështirë të bëhen parashikime, sidomos për të ardhmen”. Por, ndërsa zyrtarët e anti-terrorizmit duhet të jenë në gatishmëri për kauzën tjetër që ashtu si në Siri, do të prodhojë një valë të re të luftëtarë

ve të huaj dhe terrorizmit, ata nuk duhet të supozojnë se e kaluara është një prolog.

Në fakt, ka shumë arsye të besohet se shfaqja e Shtetit Islamik në Siri, dhe rrjedha masive e të huajve për të luftuar atje, ishte për shkak të rrethanave të pazakonta (ndonëse jo unike). Shteti Islamik u zhvillua nga ajo që dikur njihej si Al-Kaeda në Irak, e cila lindi për të luftuar Shtetet e Bashkuara dhe qeverinë irakiane Shiite, pas rënies së Sadam Huseinit në vitin 2003.

Kur regjimi sirian u përball me trazira në vitin 2011, me luftën civile, luftëtarët e Al-Kaedës në Irak panë një hapësirë dhe rastin për të shfrytëzuar dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre. Grupi përfitoi nga represioni në rritje i regjimit të Irakut, i cili margjinalizoi, vrau dhe burgosi ​​sunitët, madje edhe ata që ishin të gatshëm të bashkëpunonin me qeverinë.

Nga Siria, ISIS nxiti një simpati në mbarë botën për rebelët sirianë, dhe armiqësinë ndaj regjimit të Asadit. Shtetet fqinje si Turqia, lejuan një qasje relativisht të lehtë në fushën e betejës. Dhe vetë Shteti Islamik u tregua i suksesshëm:Në kulmin e tij, kishte madhësinë e Britanisë, dhe kontrollonte një popullsi prej mbi 10 milionë banorësh.

Grupimi terrorist, përfitoi ndërkohë nga mediat sociale për të përhapur mesazhin e tij, duke bërë të mundur arritjen e shpejtë në audiencën mbarëbotërore. Në pamje të parë, situata mund të duket edhe më e keqe sot për kundërshtarët e grupit. Shteti Islamik ka humbur gati të gjithë territorin e tij, por grupi nuk është mposhtur; mijëra anëtarë janë ende në luftë.

Edhe më keq akoma, ISIS dhe grupet e tjera si Al-Kaeda, kanë një prani në vende si Mali, Pakistan, Somali dhe pjesë të tjera të botës myslimane. Megjithëse daljet e luftëtarëve të huaj nga Siria nuk kanë qenë të mëdha, disa prej tyre kanë shkuar në Libi, Afganistan dhe zona të tjera të xhihadit.

Ndoshta edhe më e rëndësishme, rrjetet ekstremiste janë të fuqishme. Tipikisht çdo valë e militantizmit, mbështetet në atë më të fundit, dhe duke pasur parasysh madhësinë e flukseve të mbështetësve të jashtëm të Shtetit Islamik – grupi tërhoqi më shumë luftëtarë se Afganistani, Iraku dhe xhihadistët e tjerë – mund të pritet që kauza tjetër të ketë rrjete të mëdha ekzistuese që do të ndihmonin në propagandimin e saj, duke ndërlidhur luftëtarët, dhe lehtësuar lëvizjen e

tyre.

Narrativat që orientojnë Shtetin Islamik, si sektarizmi dhe anti-amerikanizmi që nxitën Al-Kaedën, mbeten të fuqishme. Ndoshta edhe më shqetësues, është fakti se si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, armiqësia dhe dhuna në rritje ndaj myslimanëve, si dhe retorika fanatike nga zyrtarët e lartë, rrezikon të distancojë myslimanët jo radikalë.

Shpesh, shqetësimet lidhur me terrorizmin janë të lidhura me frikën e emigrantëve, të tilla si “karvani i emigranteve”, që ia afrua Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës, ku u tha se në rradhët e tyre kishte gjoja terroristë.

Përveç kësaj, ekstremizmi në rritje i krahut të djathtë po prodhon dhunë dhe retorikë anti-myslimane, e cila rrit edhe më tej rrezikun e distancimit. Komunitetet e lëna mënjanë, janë më të prekshme ndaj rekrutimit radikal, dhe kanë më pak gjasa të bashkëpunojnë me organet e zbatimit të ligjit për të raportuar kriminelët potencialë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, ka arsye të mira të mendohet se mund të jetë e mundur një kauzë globale që motivon ekstremizmin mysliman, në një shkallë të ngjashme me Sirinë. Lufta në Siri, ishte e pazakontë pjesërisht për shkak të legjitimitetit të dikurshëm që gëzonte.

Presidenti sirian Bashar Al-Asad, është një diktator brutal i cili ka vrarë qindra mijëra njerëz të vendit të tij. Presidenti Barak Obama, i bëri thirrje Asadit të largohej, ndërsa kryeministri britanik Dejvid Kameron e quajti atë një “kasap”. Por në fillim luftimi i regjimit të Asadit, ishte kauzë periferike e përqafuar vetëm nga fanatikët.

Për pasojë, SHBA dhe vende të tjera, inkurajuan jo vetëm në mënyrë indirekte luftëtarët anti-Asad, por nuk ndërhynë për të ndihmuar qeverinë siriane, në kontrast me Irakun, Malin, Somalinë dhe vende të tjera, ku forcat amerikane veprojnë direkt në mbrojtje të qeverisë, duke siguruar ndihmë indirekte për regjimin, për ushtritë lokale, ose të dyja.

Ka pak vende në botë si Siria, ku si xhihadistët ashtu edhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë fuqimisht regjimin (Irani është një shembull i dukshëm). Ndërsa udhëheqësit perëndimorë apeluan për rrëzimin e Asadit, kauza siriane dhe përfundimisht Shteti Islamik filloi të tërheqë vullnetarë, shumë qeveri shpërfillën largimin e shtetasve të tyre ose siç ishte rasti i Rusisë, i inkurajuan ata të largohen.

Për disa vite, vende si Belgjika, që kishin një nga normat më të larta për frymë të vullnetarëve të Shtetit Islamik, nuk i ndërtuan në kohën e duhur shërbimet e tyre të inteligjencës dhe në përshtatje me kërcënimin. Situata ndryshoi, sidomos pas sulmeve terroriste të Parisit 2015.

Sulmet me 130 viktima, ishin më të rënda nga të cilat kishte pësuar Evropa në më shumë se një dekadë, dhe konflikti në përkeqësim i Sirisë, si dhe propaganda e përgjakshme e Shtetit Islamik, nxitën frikën se kjo ishte një shenjë paralajmëruese e më të keqes që pritej të ndodhte.

Edhe Belgjika arriti përparime mbresëlënëse. Bashkëpunimi i shërbimeve inteligjente në Evropë, ndonëse ka ende nevojë për përmirësim, është më i mirë se kurrë më parë. Gatishmëria e Turqisë për t’i lejuar luftëtarët të kalojnë kufirin e saj, ishte gjithashtu e pazakontë. Kur Turqia nisi të patrullojë në një mënyrë më agresive, fluksi u ndal. Edhe kompanitë e teknologjisë, i shtuan përpjekjet e tyre.

Megjithëse kanë një rrugë të gjatë përpara, ato po zhdukin përmbajtjen e lidhur me grupet terroriste xhihadiste, duke riorganizuar koordinimin, shtuar stafet dhe përmirësuar lojën e tyre. Ka të ngjarë që që grupimi tjetër, mund të përdorë teknologji të ndryshme në zhvillim, dhe të kapë sërish gafil Silicon Valley.

Por falë shfrytëzimit të saj nga grupet ekstremiste dhe organizatat e huaja të inteligjencës, besimi i plotë në mirësinë e internetit tanimë është zhdukur. Dhe ka gjasa që si qeveritë, ashtu edhe kompanitë e teknologjisë të jenë më vigjilente.

Dikush do të shpresonte që përzierja e njëpolicimit më agresiv, ndihma ndaj regjimeve anti-xhihadiste, kontrolli i kufirit, vigjilenca në internet, dhe masa të tjera do ta bënin më të vështirë suksesin e çdo grupimi tjetër në shkallën e Shtetit Islamik. Përdorja e këtij niveli suksesi, si një lloj barometri ka rëndësi.

Nëse asnjë grupim nuk lejohet të qeverisë territorin, dhe as të qeverisë territore të mëdha si ISIS-i, atëherë fuqia e tyre frymëzuese gjithashtu do të zvogëlohet. Sigurisht, e gjitha kjo kërkon një vëmendje të disiplinuar. Shërbimet e sigurisë duhet të furnizohen si duhet, Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me aleatët për të parandaluar që problemet e vogla të bëhen të mëdha, dhe sektori i teknologjisë duhet të marrë njëfarë përgjegjësie. Nëse merren këto hapa, shanset për një përsëritje të skenarit sirian, janë shumë më të ulëta.

LawFareBlog – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button