Enciklopedike

A janë groposur në një ishull të vetmuar kanadez, pasuritë e kalorësve Templarë?

Screen Shot 2015-03-06 at 3.04.48 PM

Ata e nisën gjithcka për qëllime bamirësie: për të mbrojtur pelegrinët nga banditët në rrugën e rrezikshme për në vendet e shenjtë në Lindjen e Mesme. Por sa më shumë që urdhëri mesjetar i njohur si Kalorësit e Tempullit u bë më i mirë në punën e vet, aq më shumë elita europiane i kërkonte shërbimet e tyre. Privilegjet Papnore dhe ulja e taksave erdhën më vonë. Për ta pati shumë dhurata bujare. Në kulmin e fuqisë së tyre në fund të shekullit 12, Templarët ishin tashmë një nga organizatat më të pasura e më të fuqishme në Evropë.
Për shkak të Luftës së tij me anglezët, mbreti i Francës Filipi IV ishte pothuaj në borxh me Templarët, dhe i mërzitur nga fuqia e tyre në rritje. Ai dërgoi spiunë që të jetonin mes tyre. Gjatë bastisjeve në agimin e të premtes së 13 tetorit 1307-ës, dhe me bekimin e Papës, udhëheqës kryesorë të Templarëve me bazë në Francë u arrestuan dhe u akuzuan për herezi (për mohim të Krishtit, pështyrje të Kryqit). Një muaj më vonë, Papa publikoi një ‘Pastoralis Praeeminentiae’, duke udhëzuar të gjithë krerët e shteteve që t’i arrestonin Templarët dhe të konfiskonin pronat e tyre. Por ishte shumë vonë. Templarët nëpër Europë kishin reaguar me shpejtësi, duke i zhvendosur thesaret e tyre në vende të fshehtë.
Natyra e saktë e këtyre thesareve është e paditur, por besohet se pasuritë e tyre përfshinin arturina, monedha, veprat e tokës, objekte të Lindjes së Mesme dhe shenja mbretërore – frytet e ngritjes së tyre në pushtet. Spekullime ekzistojnë gjithashtu, se Templarët kishin në pronësi relike të shenjta fetare siç ishte Harku i Besëlidhjes dhe Gralin e shenjtë, të gjetura në Jeruzalem, në vendin e tempullit të parë të Mbretit Solomon.
Falë përshkrimit të tyre në kulturën popullore (mendoni Kodin e da Vinçit nga Dan Brauni), fati përfundimtar i Kalorësve Templarë dhe thesari i tyre është shpesh i errësuar nga legjenda dhe mite. Historia na tregon se pak pasuri u gjendën kur njerëzit e Mbretit Filip arrestuan Kalorësit në Tempullin e tyre në Paris. Vizatime të bëra në zyrat qëndrore të Templarëve në Gisor, Franca e Veriut, tregojnë karro të mëdha të ngarkuara me objekte që zhvendoseshin, por gërmimet nuk kanë nxjerrë asgjë. Kërkime në kishën e Templarëve në Londër, dhe në një vend të Templarëve  të quajtur Monumenti i Bariut në një fshat anglez, ishin gjithashtu të pafrytshme.
Një teori që refuzon të “vdesë” është se pasuritë e Kalorësve që ia mbathnin arritën në Ishullin Oak Island, një copë toke pranë Nova Scotias ku për 200 vite kanë qarkulluar histori rreth një shpelle të mbushur me thesare. Gërmime të ndryshme deri në thellësinë 72 metra nuk kanë nxjerrë asgjë, ndonëse kanë marrë 6 jetë njerëzish. Historia e kalorësve të Tempullit, duket se do të jetë gjithmonë e lidhur me para dhe me vrasje.
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button