Horizonti.al

A janë të rrezikshme? E vërteta për turbulencat në ajër…

Screen Shot 2016-07-15 at 14.50.57Përgjigja ndaj pyetjes që torturon ata që kanë frikë nga fluturimi është e qartë:jo. Por për fluturime të qeta, ne duhet të ndjekim disa nga praktika më të mira të sigurisë. Turbulencat tundin lëngun e portokallit që keni në gotten, çka do t’i fuste të dridhurat cilitdo që vuan nga aerofobia, por turbulencat në fluturim dhe goditjet e lidhura me “boshllëqet e ajrit”nuk paraqesin ndonjë rrezik: janë krejtësisht normale dhe nuk kërcënojnë sigurinë e udhëtarëve .

Por kush ka frikë nga fluturimi me avion, dhe ndjek me shqetësim artikujt e lajmeve që lidhen me të – si ato mbi avionin që udhëtonte nga Shangai në Toronto, ku 21 pasagjerë u plagosën si pasojë e turbulencave të mëdha – mund të dëshirojnë ndonjë motivim shtesë . Një artikull i botuar në Gizmodo analizon, me ndihmën e një piloti me përvojë dhe një shkencëtari të Qendrës Kombëtare për Hulumtime Atmosferike, frikërat më të këqija të lidhura me këtë siklet.

A mund ta dëmtojnë turbulencat avionin?

Po, por është një dukuri shumë e rrallë. Harrojini skenaret apokaliptike që shfaqen nëpër filma:as goditja më e keqe nuk mund të thyejë krahët e avionëve moderne, të cilët që në testin e fluturimit mund të përkulen deri në 90 gradë dhe përballojë tronditjet e mëdha pa u thyer. E njëjta gjë vlen edhe për pjesët e tjera të avionit. Kronikat kanë raportuar disa raste në të cilat turbulencat kanë qenë aq të mëdha, sa kanë dëmtuar rëndë një nga motorët. Gjithësesi, edhe në këto situata, avionët qenë në gjendje të uleshin në tokë në mënyrë të sigurtë.

Shmangia e pengesës

Në shumicën e rasteve, në pritje të një turbulencë të fortë piloti do të përpiqet të ndryshojë kurs për të shmangur zonën e “rrezikshme” dhe minimizuar shqetësimin për pasagjerët. Në gjetjen e planit të fluturimit, mbahet parasysh edhe ky faktor. Dhe gjatë rrugës, nëse pilotët e tjerë hasin turbulenca, ata zakonisht paralajmërojnë kolegët që ndodhen në të njëjtin kurs, në mënyrë që të mund t’i shmangin ato.

“Jemi duke kaluar….”

Ndryshimi i kursit shkakton një konsum më të lartë të karburantit dhe më shumë kohë për të mbërritur në destinacion:prandaj, në rastet kur dëmet janë minimale, komandanti mund të zgjedhë të kalojë përmes turbulencës, pasi të ketë lajmëruar më parë udhëtarët të shtrëngojnë rripat e sigurisë.

Të ulur në vendin e duhur

Po pra, rripat. Edhe pse mund të duket banale t’i mbash ato gjithmonë të lidhur (edhe kur sinjali përkatës në avion është fikur), kjo është mënyra më e mirë për të shmangur ndonjë dëmtim që lidhen me turbulencat ajrore, sikurse janë landimet e lehta që pësojnë pasagjerët – por sidomos stafi i fluturimit – i përfshirë nga goditjet më të forta.

Kjo largpamësi, gjithmonë e vlefshme, është jetike në rastet e turbulencave në një mot të kthjellët (Clear Air Turbulence, ose CAT), që janë edhe më të rrezikshmet, sepse në një mot të pastër janë edhe mjaft të paparashikueshme. Në çdo rast, mundësia e krijimit të turbulencave të rënda, të cilat piloti nuk i ka vënë re paraprakisht, devijimi i kursit ndodh shumë rrallë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të çlodhemi, të gëzojmë fluturimin dhe mbajmë lidhur rripin e sigurisë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button