Magazine

A je në gjendje të mbijetosh në një situatë të rrezikshme?

Shumë prej nesh nuk dinë asgjë për rreziqet që qëndrojnë përtej rehatisë së shtëpive tona.

Në një situatë ekstreme, qetësia në mendim dhe vendim-marrje është jetike për mbijetesën. Nëse të dyja këto karakteristika nuk kanë sukses, nuk ka gjasa që do të dilni gjallë nga një situatë ekstreme. Nëse keni sasinë e duhur të inteligjencës për të trajtuar në mënyrë efektive skenarin ku ndodheni, mbijetesa bëhet më e lehtë dhe ju do të jeni në gjendje të dilni nga çdo situatë.

Ky quiz do t’ju bëjë të kuptoni nëse jeni në gjendje të dilni nga një situatë e rrezikshme. Ne propozojmë disa skenarë në të cilat ju duhet të merrni në konsideratë mundësitë e ndryshme, me mençuri. Mendoni në mënyrë kritike dhe përdorni mendjen.

1. SHPELLA

Ju jeni një fotograf dhe keni për të bërë fotografi të shpellave dhe të brendësisë së tyre për një revistë të famshme. Gjatë kërkimit, ju humbisni, sepse kjo është hera e parë që hyni në një shpellë. Ju nuk jeni në dijeni të rreziqeve që fshihen brenda dhe nuk mund të dilni jashtë.

Tuneli nga hytë, tani bllokohet nga gurët. Rreth jush, shihni pesë tunele që të nxjerrin jashtë. Për fat të keq për ty, secili prej tuneleve ka rreziqet e veta. Ju duhet të kaloni nëpër to, sepse nuk keni rrugë tjetër.

Cili tunel do të donit të zgjidhnit?

Tuneli i parë është i mbushur me lakuriqë nate vampirë. Nëse një nga këto krijesa ju kafshon, do të prekeni nga një sëmundje vdekjeprurëse. Nuk është një opsion shumë i mençur. Apo është?

Tuneli i dytë është plot me gurë për shkak të një rrëshqitje të madhe. Do të shkatërronte të gjitha ëndrrat dhe shpresat e tua. A do të shkoni drejt tij?

Llava ju pret në tunelin e tretë. Do t’ju djegë të gjallë. Nuk do të ishte një lëvizje e mençur për të shkuar nëpër të, por ju duhet të vendosni!

Gazrat toksike në tunelin e katërt i vrasin menjëherë kafshët që i thithin. A do të ishit të guximshëm për të shkuar mesmpërmes tij?

Bimët radioaktive në tunelin e fundit do t’ju vrasin për shkak të rrezatimit. A mendoni se keni ndonjë shans që të kaloni aty?

Cilin nga këto shtigje do të zgjidhnit për një dalje të sigurt? Zgjidhni me kujdes dhe kontrolloni fatin tuaj më poshtë.

A keni marrë vendimin e duhur?

VERDIKTI:

Opsioni më i sigurtë mes të pestëve është ai i ndjekjes së tunelit me gaz, duke qenë se vret vetëm kafshët, jo njerëzit.

Opsionet e tjera me siguri do të të vrisnin. Kështu që, nëse keni zgjedhur të katërtin, keni bërë mirë.


2. ASHENSORET

Ju keni ngecur në një ashensor në katin e fundit të një ndërtese që do të shkatërrohet. Asnjë ndihmë nuk është në dispozicionin tuaj, si dritare ose shkallë. Mundësitë e vetme që keni janë tre ashensorë të tjerë.

Në një nga ashensorët ndodhet një merimangë e madhe gati për të futur helmin e saj brenda jush.

Ashensori i dytë ka ujë të valuar dhe i treti është plot me mushkonja që sjellin sëmundje shumë të rrezikshme.

Cilin nga të tre do të zgjidhnit?

VERDIKTI:

Në një situatë të tillë, ashensori me mushkonja do të ishte zgjedhja më e mençur. Ju mund të përdorni këpucët si mbrojtje kundër tyre ose të mbështeteni në mundësinë e gjetjes së një antidoti. Është alternativa më e mirë sepse dy të tjerat me siguri do t’ju vrasin.


3. QELIA

Ju keni ngecur brenda një qelie pa drita. Papritmas, dëgjoni një zë që ju kërkon të luani. Dera e qelisë hapet dhe ju shihni tre dyer përpara para syve. Të treja të çojnë në arrati, edhe pse me rreziqet e tyre të tmerrshme.

Dera e parë ka një vrasës serial prapa saj. Ai ka vrarë më shumë se treqind njerëz në 1890 dhe është jashtëzakonisht e vështirë të shpëtoni prej tij.

Dera e dytë ka sensorë të lëvizjes prapa saj. Këto sensorë aktivizojnë çlirimin e azotit të lëngët që ka aftësinë t’ju ngrijë në çast.

Dera e fundit ka dushe acidi prapa saj. Në më pak se një minutë ata do t’ju shkrijnë.

Pyetja është se cilën dere doni të zgjidhni? Ju keni vetëm disa sekonda për të bërë një zgjedhje.

VERDIKTI:

Dera me vrasësin serial, sigurisht! Nëse lexoni me kujdes, do ta dini se ndoshta është shndërruar tashmë në kocka, pasi karriera e tij arriti kulmin në 1890. Është mënyra më e lehtë! Vetëm budallai nuk do të ishte në gjendje ta kuptonte. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button