Psikologji

A je vërtet mendjehapur? Ja disa mënyra se si mund ta kuptosh këtë gjë…

Ka shumë çështje, në të cilat na kërkohet të jemi mendjehapur. Ne mund të themi se jemi, por jo gjithmonë kjo përgjigje që japim, është e vërtetë. Në një studim të bërë, një grup me njerëz mendjehapur shfaqën disa cilësi të përbashkëta, si ishin më të hapur për të mësuar nga të tjerët, i shpalosnin idetë e tyre dhe e pranonin kur ishin në gabim. Ndërkohë, grupi i dytë me ata që nuk ishin mendjehapur, mendonte se kishte përherë të drejtë, nuk pranonte të mësonte nga të tjerët dhe nuk e kuptonte as kur gabonte. Ndaj, pyetja që shtrohet pas këtij studimi është, a je vërtet mendjehapur, apo thjesht mendon se je?

Ja çfarë cilësish i dallojnë këto dy grupe njerëzish:

  1. Njerëzit me mendje “të mbyllur” përqendrohen më tepër tek të qenurit të kuptuar nga të tjerët, se sa tek mbështetja dhe mirëkuptimi ndaj të tjerëve. Një person mendjehapur pranon se është ai që nuk po të kupton në diçka dhe përpiqet të ta shpjegojë atë gjë në një mënyrë ndryshe. Një person me mendje “të mbyllur” thjesht do të citojë të njëjtat gjëra që ka thënë, por në mënyra të ndryshme për të të ndryshuar ty mendjen.
  2. Njerëzit me mendje “të mbyllur” preferojnë të thonë më tepër përfundime, se sa të pyesin për diçka. Ata preferojnë t’i shprehin gjithë mendimet e tyre dhe nuk duan t’i ndryshojnë ato, pa i pyetur të tjerët se çfarë mendojnë. Ndërsa njerëzit mendjehapur pasi pyesin të tjerët, nëse kuptojnë se e kanë gabim, i ndryshojnë mendimet e tyre.
  3. Njerëzit me mendje “të mbyllur” e kanë problem të kenë dy mendime në të njëjtën kohë. Kjo është një cilësi vërtet dalluese midis të dy llojeve të njerëzve. Njerëzit mendjehapur kanë aftësinë të kenë dy mendime të ndryshme në të njëjtën kohë (mendimin e tyre dhe të personit që po bashkëbisedojnë) dhe në fund zgjedhin atë që është më i vlefshëm. Njerëzit me mendje “të mbyllur” nuk e kanë këtë aftësi.
  4. Njerëzit me mendje “të mbyllur” i ndalojnë të tjerët të flasin. Ata përpiqen gjatë gjithë kohës të flasin vetë dhe i lejojnë të tjerët të flasin shumë pak. Ndërkohë njerëzit me mendje të hapur janë më të interesuar tek të dëgjuarit, se sa tek të folurit. Ata duan të dinë më tepër për personin që kanë përballë dhe e nxisin atë të flasë më shumë për veten.
  5. Njerëzit me mendje t”të mbyllur” shprehen vazhdimisht: “Unë mund ta kem gabim, por…”. Ata e dinë se në ditët e sotme preferohen më tepër njerëzit mendjehapur dhe e kuptojnë edhe vetë që nuk janë të tillë, ndaj i paraprijnë çdo gjëje me këtë fjali. Nuk bëjnë gjë tjetër veçse të justifikojnë veten, ndaj mos i lejoni të vazhdojnë. Ndërpritini duke i sqaruar se janë në gabim dhe se nuk duhet ta mendojnë më një gjë të tillë. Vetëm kështu kanë për të ndryshuar sadopak. / nje mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button