Analiza

A jemi vërtetë të lirë? Neuromarketing dhe kontroll i mendjes, ky është totalitarizmi i ri

Dikush na manipulon për të kushtëzuar vendimet tona: rreziqet që lidhen me neuromarketingun dhe kontrollin mendor

Screen Shot 2015-04-01 at 13.22.38

Totalitarizëm. Një fjalë që shkakton frikë. Për ne europianët është e largët në kohë. Na con me kujtesë në gjysmën e parë të Nëntëqindës. Por a jemi të sigurtë që nuk jemi viktima të tij? A jemi të sigurtë që inteligjenca jonë, dhe mënyra jonë e interpretimit të informacioneve na mbajnë të mbrojtur prej kushtëzimeve mendore?
Atëherë kur e pret më pak
“Ndikimi i reklamave nis që përpara se të lindim, atëherë kur nuk kemi ardhur ende në botë”, shpjegon Martin Lindstrom, autor i librit “Gënjeshtrat e marketingut”. “Kërkimet që unë kam bërë kanë demonstruar se që në momentin e fillimit të shtatzënisë, fetusi nis të zhvillojë një seri preferencash. Eksperimente të ndryshëm kanë demonstruar se kur mungojnë edhe katër muaj nga lindja, kemi zhvilluar që në barkune nënës sensin e të drejtës dhe të gabuarës. Kjo do të thotë që nëse nëna është duke parë një seri televizive që ka një kolonë zanore të caktuar, fetusi nis të krijojë një preferencë për atë seri televizive, që përpara se të lindë”.

Fuqia e reklamës

Edhe Eldon Taylor, autor i “Programimi mendor” flet hapur për kontrollin e sjelljeve. “Kur hyjmë në një dyqan, duam që të blejmë një markë specifike vetëm për shkak të efektit që ka patur reklama që e shoqëron, prej mënyrave të ekspozimit”, shpjegon ai. “Sa herë që hyni në një supermarket, me shumë gjasa koshi juaj duhet të ketë filluar të mbushet mendërisht. Informacionet që ju bëjnë të merrni vendime gjenden në të pandërgjegjshmen dhe në të ndërgjegjshmen. Dhe ju do të zgjidhni produktet në bazë të tyre”. Ky është neuromarketingu. “Ata që merren me reklamat e njohin shumë mirë këtë mekanizëm”, shton Taylor. Në botën e reklamave, të gjithë këto janë të përllogaritura me shumë kujdes, “me qëllim që psikologjia juaj të ndryshohet në 100% të rasteve nga ana e neuro-shitësve. Këta persona veprojnë në mënyra vërtetë të sofistikuara. Ata nuk ju shesin vetëm një produkt në supermarket: mund t’ju shesin edhe një politikan, apo edhe një program politik. Në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, Barack Obama bëri bashkë atë që psikologët e quajnë një dream team (ekip ëndrrash). Po të mos kish qenë për personat që udhëhiqnin të gjithë zgjedhjen, ndoshta Obama sot nuk do të ishte president”.

Një hipotezë, kjo e Taylorit, që hap skenarë të fantapolitikës me të vërtetë shumë shqetësues: “Mënyra se si ecën, vishesh, ajo që vesh sipër, canta jote, lloji i shtëpisë ku jeton apo do të jetosh, mënyra se si i mobilon nuk janë thjeshtë koincidenca. Prej nga burojnë këto nevoja? Sapo i ke shpikur vetë, apo ke nxjerrë gjithcka nga mediat? Natyrisht që i ke marrë prej mjeteve të komunikimit. Prej nga mendon se vijnë të gjithë ato gjëra që ti mendon se i dëshiron? Cfarë gjëje dëshiron të blesh, që nuk ta ka futur në mendje dikush tjetër”?
Si të mbrohemi?

Për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë mekanizëm, Taylor ka marë pjesë në studimin më të madh të neuromarketingut në botë: “Kemi vëzhguar trurin e më shumë se një mijë personave dhe kemi shpenzuar shtatë milionë dollarë për të zbuluar se si sillemi si konsumatorë. Falë teknikës së rezonancës manjetike funksionale, kemi arritur të kuptojmë se është e mundur të provojmë emocione kur mendojmë për një spot publicitar”. Neuromarketingu është krijuar në vitin 2001. Bëhet fjalë për një martesë të vërtetë mes marketingut dhe shkencës. “Duke përdorur teknikën e rezonancës manjetike funksionale – shpejgon Taylor – vendoset objektivi për të ekzaminuar trurin me qëllim që të kuptojmë se cfarë emocionesh ndjejmë, cfarë na tërheq më shumë apo na spraps përballë një komunikimi publicitar. Një mënyrë për ta bërë, për shembull, është që t’i tregosh personit një spot: nëse i pëlqen dhe ndihet i tërhequr fort prej produktit, shohim aktivizimin e një pjese të caktuar të trurit”. Pra, emocione që mund t’i kontrollojmë, por që edhe mund të na shpëtojnë. Vëzhgime dhe interpretime të sjelljeve tona që rrezikojnë të na bëjnë viktima të manipulimeve.

Kush mund të përdorë emocionet tona dhe si mund të mbrohemi? A është vërtetë kaq e kollajtë që të adresosh sjelljet e konsumatorëve dhe jo vetëm atyre? “Shumica e njerëzve janë thjeshtë të fjetur”, përgjigjet Taylor. “Lajmi i mirë është që manipulimi nga ana e agjencive të

reklamave funksionon vetëm nëse ne nuk jemi të vetëdijshëm”, shton Lindstrom. “Sapo ne bëhemi të vetëdijshëm, mund të armatosemi për t’u mbrojtur. Kjo nënkupton që, nëse unë tani do të të thoja se do i nënshtrohesh një publiciteti me shënjestër subkoshiencën, për shembull përmes një arome, një tingulli, një pamjeje prapa të cilës fshihen mesazhe të caktuar, ti nuk do të ndikoheshe”. Mënyra më e rëndësishme që të manipulohemi, pra, është që të mos kemi dijet e nevojshme. Për t’u mbrojtur sa më mirë, duhet të dish mirë atë që do të ndodhë dhe të kuptosh me saktësi se si funksionon mekanizmi që qëndron prapa neuromarketingut. /VOYAGER/ www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button