Enciklopedike

A ka pasur vërtet një kalë të Trojës?

Screen Shot 2015-06-03 at 5.56.16 PM

Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Shembujt klasikë nga mijëra vite më parë vazhdojnë të përdoren edhe sot. Po cila ka qenë origjina e disa prej këtyre ideve?

A ka pasur vërtet një kalë të Trojës?

Historia e Kalit të Trojës përmendet për herë të parë tek “Odiseja” e Homerit, një këngë epike që mendohet të jetë shkruar rreth vitit 750 p.e.s., e cila përshkruan një periudhë pas Luftës së Trojës që mendohet të ketë ndodhur 500 vite përpara se të ishte shkruajtur kënga. Pasi rrethuan Trojën (Hisarliku i sotëm në Turqi) për 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi të largohet nga muret e qytetit gjoja sikur do të niseshin për në shtëpi, duke lënë pas një kalë të drunjtë gjigant, si një dhuratë për perëndeshën Athina. Trojanët e futën triumfalisht Kalin brenda Trojës, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë të fshehur brenda tij u kacavorën duke dalë dhe shkatërruar qytetin. Provat arkeologjike tregojnë se Troja është djegur me të vërtetë. Por kali i drunjtë është një pjellë e imagjinatës, ndoshta frymëzuar nga fakti që në lashtësi, mjetet që përdoreshin në rrethime maskoheshin si kuaj të drunjtë me qëllim të pengonin goditjen e tyre me shigjeta me flakë.

Leave a Reply

Back to top button