Horizonti.al

A kanë kafshët vetëdije?

Screen Shot 2016-02-19 at 15.02.46

Vetëdija se cilët jemi dhe cfarë ndiejmë është një tipar vetëm i njerëzve? Përgjigja është e vështirë. “Shumë specie janë në gjendje për veprpime njohëse komplekse, si ndërtimi apo numërimi, por kjo gjë nuk do të thotë automatikisht që janë të vetëdijshme për atë që bëjnë”, thotë Giorgio Vallortigara, drejtor i qendrës mendja dhe truri në Universitetin e Trentos, Itali.

PASQYRA

Një prej eksperimenteve të parë për të testuar ndërgjegjen e kafshëve ka qenë testi i pasqyrës, i zhvilluar nga psikologu Gordon Gallup në vitet shtatëdhjetë, me shimpanzetë: konsiston në lyerjen e një njolle në trupin e kafshës, nën anestezi, dhe pas zgjimit të shikohet reagimi i saj përballë pasqyrës, për të parë nëse e dallon njollën në lëkurën e saj. “Një shenjë, në mos ndërgjegjeje, të paktën vetëdijeje”, saktëson Vallortigara. Shimpanzetë e kalojnë provën: e njohin veten. Dhe habiten prej njollës. Kështu edhe majmunët e tjerë antropomorfë (bonobo, orangutangë dhe gorilla). E njëjta gjë vlen për delfinët, elefantët dhe gazelat. Ndërsa macet, përballë pasqyrës reagojnë sikur të jenë duke parë një rival. Eshtë e mundur që kafshë të tjera, vertebrore ose jo, janë të “pajisura” me “ndërgjegje”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button