Enciklopedike

A kishte lidhje CIA me Klaus Barbin, “Kasapin e Lionit”?

Screen Shot 2015-11-01 at 21.53.58

I njohur si “Kasapi i Lionit”, Klaus Barbi, ishte një nga anëtarët më famëkeqë të Gestapos dhe një nazist i përkushtuar. Megjithatë, pas luftës, shërbimi inteligjent i ushtrisë amerikane e rekrutoi si një agjent të vetin, e mbrojti nga autoritetet franceze, dhe përfundimisht e ndihmoi të arratisej në Amerikën e Jugut.

Kjo nuk është një teori konspiracioni, pasi vetë qeveria amerikane e konfirmoi publikisht këtë në vitin 1983, pas një hetimi nga ana e Departamentit të Drejtësisë.

Misteri i vërtetë, është ajo që ndodhi më pas. Në Amerikën e Jugut, Barbi u bë një figurë me ndikim në qarqet e krahut të djathtë, trafikant droge, dhe një lojtar kyç në grushtin brutal të shtetit nga ana e “Grupit Kokaina”, që përmbysi përkohësisht qeverinë e Bolivisë në vitin 1980. Ai u ekstradua në Francë në vitin 1983. A mbajtën shërbimet amerikane të inteligjencës, duke përfshirë CIA-n, lidhje me Barbin gjatë qëndrimit të tij në Bolivi? Ata me siguri  e bënë këtë.

Në raportin e tij të vitit 1983, Departamenti i Drejtësisë i referohej dokumentave të CIA-s, të cilat flisnin për punësimin e Barbit për të ndihmuar në gjetjen dhe asgjësimin e Che Guevara-s, i cili asokohe ishte udhëheqësi i  kryengritjes komuniste në Bolivi. Zyrtarisht, CIA vendosi të mos vazhdojë me atë plan, e shqetësuar nga synimet e francezëve për të kapur, ektraduar dhe nxjerrë në gjyq ish-zyrtarin e lartë nazist.

Megjithatë, ka disa tregues se agjensia mund t’i ketë kërkuar jozyrtarisht ndihmë Barbit. Dokumentari i vlerësuar i vitit 2007 nga Kevin Mekdonald ”Armiku i armikut tim”, mbështet idenë se një mik i ngushtë i Barbit këmbëngul se ky i fundit ishte takuar me një zyrtar të lartë të CIA-s, për planifikimin e operacioneve kundër gueriljeve në Bolivi.

Dëshmia është jobindëse, edhe pse vlen të përmendet se CIA mbështeste fuqishëm presidentin e atëhershëm bolivian Rene Barientos, i cili ka pasur lidhje me Barbin. Asokohe, lidhjet e sigurta të Barbit me inteligjencën perëndimore pas vitit 1951 erdhën në vitin 1966, kur ai u punësua për pak kohë nga shërbimi inteligjent i Gjermanisë Perëndimore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button