Histori

A kishte një arsye të vetme, vendimtare, për fitoren e Aleatëve?

Screen Shot 2015-06-04 at 21.24.45

Seria: Ide të gabuara për Luftën e Dytë Botërore

Gabim, thotë Max Hastings. Një prej gjërave më të rëndësishme që Churchilli tha gjatë luftës ishte kur ai dërgoi një memo në vitin 1941 në adresë të Charles Portal, shefi i shtabit të forcave ajrore, i cili kishte kërkuar 4000 bombardues të rëndë, me qëllim që forcat ajrore të fitonin të vetme luftën. Churchilli iu përgjigj: “Urrej që t’i jap besim të pakufishëm, një mjeti të vetëm për fitimin e luftës… Të gjithë gjërat duhet të jenë njëkohësisht në lëvizje”

Fillimisht e kam lexuar këtë shprehje kur punoja për librin tim “Bomber Command” në 1978 dhe në atë kohë mendova që ishte një pohim shumë i rëndësishëm për kuptimin që kanë në përgjithësi luftërat. Një prej gabimet më të zakonshëm që bëjnë disa lexues si dhe shumë producentë të kinematografisë amerikane për Luftën e Dytë Botërore, është se kërkojnë për arsye të vetme që të shpjegojnë mënyrën se si shkuan gjërat. Në fakt gjithçka ka qenë me rëndësi dhe nëse duam të kuptojmë luftën, atëherë duhet që të konsiderojmë të gjithë gamën e faktorëve, qoftë dekriptuesit në Bletchley Park, Ushtrinë e Kuqe në frontin lindor apo kontributin e jashtëzakonshëm të industrisë amerikane.

Ndonëse Harry Hinsley ishte një historian i jashtëzakonshëm, jam i sigurtë që e tepronte kur thoshte që deshifruesit në Bletchley Park e shkurtuan luftën me deri 4 vite. Nuk mund të thuash gjëra të tilla. Mund të argumentosh se ata dhanë një kontribut të mrekullueshëm por nuk mund të thjeshtësosh gjërat deri në atë masë. Në po të njëjtën mënyrë mund të themi se është shumë më e vështirë të shohim se si mund të kish zhvilluar lufta nëse japonezët nuk do të kishin sulmuar amerikanët në Pearl Harbour, por sërish, nuk mund ta teprojmë. Nuk mund të themi që Britania do ta kish humbur luftën po të mos kish qenë Pearl Harbour.

Të gjithëve na pëlqejnë zgjidhjet e shpejta për gjërat. Ne do të donim të besonim që, për shembull, po të mos kish qenë Operacioni “Mincemeat” dhe hedhja e një kufome në brigjet e Spanjës për të mashtruar gjermanët, zbarkimi i aleatëve në Siçili nuk do të kish funksionuar. Megjithatë, ndërkohë që “Mincemeat” ndihmoi jo pak, ai solli një kontribut prej vetëm 3 apo 4 përqind në suksesin e zbarkimit. Por sigurisht, Hollyuood dhe sensacionalistët do të donin shumë të kish ndodhur kështu, me një histori të madhe romantike që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.

Sir Max Hasting, historian, është autor i librit: “Bota në luftë” 1939-1945

Leave a Reply

Back to top button