Histori

A krijuan një hartë të nëntokës, egjiptianët e lashtë?

Screen Shot 2016-02-18 at 12.10.27

Zahi Havas nuk ka se si ta fshehë zhgënjimin e tij. Pas tre vitesh të mundimshëm me gërmime, ai dhe ekipi i tij ia kanë dalë të mbërrijnë në fund të pusit të gjatë 174 metra – shpesh herë duke vënë edhe jetën në rrezik. Përse gjithë kjo përpjekje? Për të gjetur atë që fshihet në fundin e tunelit shkëmbor 3000-vjecar, në varrin e Faraonit Seti I. Por tuneli refuzon të zbulojë sekretet e tij – ai thjesht merr fund ashtu papritur. A mos nuk është përfunduar asnjëherë, apo ka qenë një shkallare simbolike drejt botës së nëndheshme?

Drejtimet më të mirë në tunel mund të gjenden në vetë varrine  Setit, në qendër të Luginës së Mbretërve. Secili prej mureve të varrit ka epigrafe misteriozë, një seri vargjesh që janë hartuar për të udhëhequr të vdekurit përgjatë rrugës drejt jetës së përjetshme – një hartë e nëntokës, pra.

Dhe të vdekurve pa dyshim që u nevojitet harta. Mbretëria e të vdekurve përshkruhet këtu si një labirint plot me dyer të mbyllura, pengesa dhe sfida. Sipas mitologjisë egjiptiane, një demon që ha shpirtëra mund të jetë gjithmonë prapa qoshes. Pasi lëviz nëpër labirint për gjashtë orë, faraoni duhet të dalë para gjyqit për perëndinë e botës së nëndheshme, Osiris, i cili do të peshojë zemrën e tij përkundrejt puplës së të vërtetës, që ka Perëndesha Maat. Nëse qëndron në ekuilibër, ai fiton jetën e përjetshme. Nëse jo, atij ia hanë zemrën dhe vdes për së dyti.

Seti nuk kishte dyshime se cili do të ishte verdikti i tij.

Ai është i shkruar në muret e tempullit, që Seti e porositi kur ishte ende gjallë. Në mure shfaqet faraoni që fiton përjetësinë, përpara se të transformohet në mishërimin e mumifikuar të Osirisit, dhe bëhet ati hyjnor i të gjithë mbretërve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button