* Pa një monedhë ekzistuese për ta zhvlerësuar, një dalje nga euro çon pashmangshmërisht në kolapsin e sistemit bankar dhe shkatërrimin e ekonomisë së brendshme. Kjo nuk është diçka që një udhëheqës demokratik mund ta çojë nëpër mend, siç e ka pranuar edhe Kryeministri grek, Alexis Tsipras. Në fakt, kur gjithçka të bjerë në qetësi, do të bëhet e qartë se ajo që i është ofruar Tsiprasit, është goxha bujare
* Ashtu si Matteo Renzi i Italisë, Françoise Hollande i Francës dhe të tjerë para tij, Tsiprasit i është dashur të mësojë rregullat e lojës europiane: që nuk mund të fitosh hapësirë manovrimi në kurriz të udhëheqësve të tjerë thjeshtë duke fituar zgjedhje – ata të gjithë e kanë bërë këtë para teje – por duke fituar respektin e tyre, si dhe duke treguar se e ke kapacitetin për të marrë vendime të vështirë në vendin tënd
Simon Nixon
Që kur u krijua Euro, shumëkush parashikoi rënien e saj. Javën e kaluar, monedha e përbashkët ka qenë më pranë zhbërjes se sa asnjëherë në historinë e saj, ose të paktën pranë humbjes së njërit prej anëtarëve. Disa thonë se marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe pjesës tjetër të Eurozonës të hënën në mëngjes, pas negociatave që zgjatën gjithë natën, sinjalizon, gjithësesi, fundin e monedhës së përbashkët…