Speciale

A mos po rrisni një kriminel të vogël?

Preferenca e fëmijëve për kënaqësitë e menjëhershme, në vend të një shpërblimi më të madh të mëvonshëm, është një shenjë e keqe

Screen Shot 2016-05-26 at 14.51.34

Nga Tom Jacobs

A keni patur ndonjëherë një brejtje ndërgjegje që një adoleshent i ri – ndoshta edhe dikush në familjen tuaj – është i destinuar t’i futet botës së krimit? Më poshtë po paraqesim një test të thjeshtë që mund t’iu ndihmojë të përcaktoni nëse dyshimet tuaja janë të justifikuara:Ofrojini atyre zgjedhjen e një shpërblim të vogël sot, ose të një shume më të madhe  javën e ardhshme. Nëse ata zgjedhin opsionin e parë, filloni të shqetësoheni.

Ky është implikimi i një studimi të publikuar rishtazi, që krahasonte qëndrimet e djemve 13-vjeçarë suedezë me të dhënat e tyre në polici të disa vite më vonë (ose mungesën e tyre). Ai zbuloi se ata fëmijë që nuk mund t’i rezistonin një oferte për kënaqësi të menjëhershme, kishin “një rrezik domethëns më të lartë të përfshirjes në krime penale më vonë në jetë”.

Qëkur psikologu Valter Mishel kreu eksperimentin e famshëm të karameleve në fund të viteve 1960 dhe fillim të ‘70, u bë e qartë se aftësia për të vonuar kënaqësinë është një parashikues i rëndësishëm i suksesit të mëvonshëm në jetë. Fëmijët, të cilët mund t’i rezistojnë joshjes të një kënaqësie të menjëhershme priren të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe më të suksesshëm se sa ata që s’mundin. (Për të cituar një masë të veçantë:Ata që shënonin vlerat më të larta në testet SAT, me sa duket kishin durim për të studiuar).

Është sugjeruar prej kohësh se kjo mungesë e kontrollit të impulsive, është edhe një parashikues i sjelljes kriminale, por që ishte në thelb një përshtypje. Një studim i ri i publikuar në revistën “Procedura” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ofron dëshmi që e mbështesin këtë pohim. Një ekip kërkuesish të udhëhequr nga Lena Lindahl e Universitetit të Stokholmit, shqyrtoi të dhënat e 6.749 meshkujve të rinj suedezë, ku secili prej tyre kishte marrë pjesë në të njëjtin vëzhgim në vitin 1966, kur ata qenë 13 vjeç. Hulumtuesit kryqën në mënyrë specifike përgjigjen që ata i dhanë një pyetje:A do të preferonit 900 krona suedeze tani (rreth 138 dollarë)  apo 9.000 krona pas 5 vjetësh (rreth 1380 dollarë)? Ata u përgjigjën në një diapazon prej 5 shkallësh, nga “sigurisht, pagim të menjëhershëm” tek në “përfundimisht dua shpërblimin e vonuar.”

Edhe me ndryshime të mëdha në pagesë, 13 përqind e fëmijëve zgjodhën një nga dy opsionet e para, ndërsa 6 përqind thanë se donin menjëherë shumën më të vogël. Studiuesit i krahasuan këto rezultate me bazat e të dhënave mbi delikuencën e të miturve dhe sjelljes kriminale ndërmjet moshës 15 dhe 31-vjeç.

Pas rregullimit të statusit socio-ekonomik, ata zbuluan një nevojë të fortë për kënaqësi të menjëhershme “që në mënyrë të konsiderueshme parashikon aktivitetin kriminal”. “Lidhja është shumë më e fortë për krimin e pronës (në krahasim me vepra të dhunshme), dhe në mesin e meshkujve me inteligjencë të ulët”- shkruajnë ata.

Lindahl dhe kolegët e saj janë të kujdesshëm të theksojnë se vështirësia në vonimin e kënaqësisë – e njohur zyrtarisht si dorëheqja e përkohshme – është e dallueshme nga kontrolli i thjeshtë i impulsit. Në rast se ceshtja qëndronte tek paaftësia për të kontrolluar emocionet e dikujt, ata me sa duket do të kenë parë një lidhje mes krimeve të dhunshme të pasionit, në krahasim me moskontrollin e tyre.

Rezultatet sugjerojnë dënime më të ashpra, si ato më të gjata në kohë, mund të mos shqetësojnë njerëzit fokusi i të cilit është tek nevojat dhe dëshirat e tyre të menjëhershme. (Kush është duke menduar paraprakisht për vitin e katër të një burgimi 5-vjeçar?) Përkundrazi, shkruajnë  ata “politikat që rrisin mundësinë e kapjes, si rritja e mbikëqyrjes apo burimeve njerëzore të policies”, mund të jetë një frenues më efektiv.

Pra, çfarë duhet bërë me një fëmijë që ka qasjen “unë e dua atë tani” në jetën tuaj? Kjo është një pyetje e fortë. Mjerisht, ne duhet të gjejmë mënyra më efektive të mësimit të rëndësinë së këtyre negociatave. Sigurisht, prindërit mund të modelojnë llojin e sjelljes që ata duan tek fëmijët e tyre për t’u angazhuar. Ndoshta aksioma që dhimbja afatshkurtër mund të çojë në një përfitim afatgjatë mësohet më mirë nga shembulli.

“Pacific Standart” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button