Analiza

A mund të fitojë Ted Kruzi emërimin republikan për presidencialet e 2016-ës?

Screen Shot 2015-03-24 at 17.30.12

Nga Perry Bacon Jr.

Senatori i Teksasit, Ted Kruz, mund të jetë kandidati i parë i madh që shpall kandidaturën e tij për fushatën presidenciale të vitit 2016, por rruga drejt emërimit përfundimtar nga Partia Republikane, si kandidat zyrtar në garë, ka gjasa të bllokohet për shkak të asaj që e bëri të famshëm në mbarë vendin: rolin e tij në mbylljen e përkohshme të agjensive qeveritare në vitin 2013.

Kruzi iu bashkua konservatorëve të tjerë të fortë, si në Kongres ashtu edhe Senat, duke refuzuar të pranojë mbështetjen e një projekt-ligji për financimin e qeverisë, ndërsa mungesa e parave detyroi pezullimin e “Affordable Care Act” (Ligji i Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm).

Edhe pse nuk ishte teknikisht një pirat, Kruzi shpërndau një material filmik që kundërshtonte faturën e majme të këtij ligji, ndërsa në një pikë lexoheshin pasazhe nga libri për fëmijë “Vezët jeshile dhe proshuta”. Por lëvizja e tij ishte e

pasuksesshme. Republikanët u penduan dhe pas një mbyllje të pjesshme 16-ditore të qeverisë, fondet për “Affordable Care Act” në fund u miratuan.
Aktivistët konservatorë ishin të kënaqur me opozitën e ethshme të senatorit Kruz ndaj të urryerës “Obamacare”, reformës në sistemin e kujdesit shëndetësor. Por republikanët e moderuar, veçanërisht kolegët e tij në Senat, u irrutuan që Kruzi e udhëhoqi partinë drejt një katastrofe politike. Ata privatisht i thanë se kishte vendosur ambiciet e tij personale përpara atyre të Partisë Republikane, në një kohë që edhe dy vite më parë, ishte mëse e dukshme që senatori i Teksasit kishte ndërmend të garonte për presidencialet e vitit 2016.

Në fund të vitit të shkuar, senatori Kruz vonoi sërish miratimin e një fature shpenzimesh qeveritare, këtë herë në një përpjekje për të bllokuar veprimin ekzekutiv të Obamës mbi imigrimin. Ai u tërhoq shpejt mbi këtë çështje, por kjo inatosi përsëri republikanët e tjerë të Senatit. Tashmë, ndërsa fillon fushatën e tij presidenciale, Kruzi e gjen veten me një farë përkrahje në mesin e bazës së partisë, por pothuajse të asnjë prej zyrtarëve të lartë të Partisë Republikane, apo donatorëve kryesorë të saj.

Elitat drejtuese të partive nuk i zënë personalisht besë Ted Kruzit, dhe shqetësohen se ai është tepër konservator dhe ideologjik, për të fituar zgjedhjet e

përgjithshme. Kjo opozitë e brendshme do ta vështirësojë tej mase mbledhjen e parave për fushatën, nga ana e senatorit të Teksasit. Edhe figura të rëndësishme të Komitetit Republikan, siç janë edhe 2 ish-kandidatët e fundit të partisë për garën presidenciale, Xhon Mekein dhe Mit Romni, është pothuajse e sigurtë se do të mbështesin kandidatët e tjerë, rivalë të Kruzit. Kjo lloj kundërshtie e bën jashtëzakonisht të vështirë fitimin e nominimit nga ana e partisë.

Sikurse kolegët e tij senatorë, dhe kandidatët e mundshëm për presidencialet e vitit 2016, Marko Rubio dhe Rand Pol, Kruzi përballet gjithashtu me një Parti Republikane thellësisht skeptike mbi emërimit e një senatori rishtar, me vetëm një mandat legjislativ mbi shpatulla. Shumë republikanë besojnë se mungesa e përvojës ekzekutive përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, ishte një e metë e madhe për presidentin aktual Obama, ndaj dhe ata do të preferonin një ish ose guvernator aktual si kandidat.

Por si mund të fitojë Kruzi? Ai e nis këtë garë me shumë tipare të djathta. Ka dyshime mbi disa republikanë si Guvernatori i Uiskonsin, Skot Uoker ose ish-guvernatori i Teksasit, Rik Perri, të cilët nuk kanë njohuritë e mjaftueshme dhe politika të zgjuara, për të qenë kandidatë të fortë apo

presidentë të ardhshëm. Ndërkaq edhe demokratët e pranojnë se Kruzi është shumë inteligjent. Lista e tij e arritjeve është mbresëlënëse: i diplomuar në Universitetet e Prinstonit dhe Harvardit për drejtësi, ndihmës i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Uilliam Renkuist. Dhe më vonë avokat i përgjithshëm për shtetin e Teksasit, ku mbrojti me sukses disa çështje para Gjykatës Supreme.

Një kubanezo-amerikan, Kruzi është në mënyrë të vendosur në rrjedhat kryesore të votuesve republikanë por dhe elitave në thuajse çdo çështje, ndryshe nga disa prej rivalëve të tij (Xheb Bushi mbështet legalizimin e emigrantëve ilegalë, ndryshe nga shumë aktivistë të GOP. Rand Poli, ndryshe nga shumica e republikanëve në Kongres, mbështeti veprimin e Obamës për të normalizuar marrëdhëniet me Kubën).

Kruzi, një Baptist nga jugu i SHBA, është gjithashtu thellësisht fetar, ndërsa babai i tij Rafaeli është një pastor. Rruga e Kruzit drejt fitores ka të ngjarë të kalojë nga përballja dhe garantimi i mbështetjes së krishterëve evangjelistë në Ajoua. Por kjo nuk është një detyrë e lehtë, me Uokerin, Perrin dhe Ben Karsonin, që do të përpiqen të bindin të njëjtin komunitet, apo edhe Rik Santorumin dhe Majk Hakëbiin, të cilin shumë të krishterë konservatorë në Ajoua e votuan në vitet 2008 dhe 2012.

Kruzi ka gjasa të fitojë mbështetjen e shumë konservatorëve në Nju Hempshajër. Ndërkaq ai shpreson të fitojë mbështetjen e konservatorëve të “Tea Party” dhe ungjillorëve në të gjitha shtetet e jugut. Një grup prej 5 shtetesh (Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Misisipi, dhe Tenesi), po përpiqen të organizojnë një të ashtuquajtur përzgjedhje fillestare, e cila mund të jetë një përparësi e madhe për një kandidat nga rajoni.

Një përballje kokë më kokë me Xheb Bushin, në fazat e mëvonshme të garës, do të ishte ideale për Kruzin, i cili ka mundësi të organizojë një fushatë si një konservator i vërtetë. Thënë këtë, edhe në një dygarësh, Kruzi do të përballet me një lidership republikan që do të favorizonte Bushin dhe republikanët më liberalë në shtete si Kalifornia dhe Nju Jorku nuk kanë gjasa ta mbështesin atë. /“NBCNews”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button