Analiza

A mund të pajtohet islami politik me modernitetin laik?

islami politik

Pas Pranverës Arabe, rritja e islamikëve ka nxitur polarizimin shoqëror në shumë vende. Islamikët më të fuqishëm sot janë xhihadistët, të cilët kanë marrë nën kontroll territorin përmes dhunës ekstreme. Por a mund të pajtohet islami politik me modernitetin laik?

Nga Tarek Osman

“Cairo Review”

Islami politik është në krizë. Vëllazëria Myslimane në Egjipt, organizata më e vjetër dhe më e madhe islamike që vepron në botën arabe, është nxjerrë jashtë ligjit në Egjipt, në një kohë që cilësohet si një organizatë terroriste në vendet arabe më me ndikim. Lëvizja Enhada në Tunizi, ndoshta grupi islamik në rajon me mendimin më të zhvilluar politik, i humbi zgjedhjet parlamentare në tetor të vitit 2014, ndërsa Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Marok, mund të jetë partia e parë islamike që udhëheq një koalicion qeverisës, por drejtuesit e saj e kuptojnë pozicionin suprem të monarkisë në sistemin politik të mbretërisë.

Sot, janë grupet jashtëzakonisht të dhunshme islamike, ato që po dëshmojnë ndikimin më të madh. Organizatat xhihadiste në Irak dhe Siri, kontrollojnë një zonë gjeografike më të madhe se disa vende evropiane të marra së bashku. Ato po përpiqen të ringjallin shtetin e shekullit VII-të në dekadën e dytë të shekullit XXI-të, por pa karakteristikat morale, historike dhe kulturore të dikurshme. Për shumëknd, kjo është një dukuri surreale. Për të tjerë, rezultat i dekadave të letargjisë, rënies intelektuale, dhe dështimit të politikave socio-ekonomike në pjesë të mëdha të botës islame, dhe sidomos…

[real3dflipbook id=”839″]

Leave a Reply

Back to top button