Enciklopedike

A na bën vërtetë të “çmendur” Hëna e plotë?

Screen Shot 2016-06-22 at 10.36.14Njerëzit kanë besuar prej kohësh, se ekziston një lidhje mes Hënës së plotë dhe sjelljeve me çrregullime, por nuk ka asnjë provë shkencore për këtë. Edhe pse nuk ka prova reale për ekzistencën e fuqive të hënës për të na “çmendur”, shumëkush vazhdon të besojë se këto të dyja janë të lidhura. Kjo njihet si “lidhja e gënjeshtërt”, sipas të cilës njerëzit imagjinojnë se ata shohin një lidhje logjike, edhe atje ku nuk ka një të tillë.

Kjo “lidhje e gënjeshtërt” mund të jetë përforcuar nga besimi historik dhe mitologjik, që Hëna e plotë ndryshon sjelljen e njeriut, në një mënyrë ose në një tjetër. Megjithatë, disa besojnë se hënat e plota shoqërohen me ngjarje, të cilat mund të vërtetohen nga statistikat, të tilla si një rritje në numrin e vetëvrasjeve apo shfaqjen e krizave epileptike, por nuk ka dëshmi të dokumentuara se kjo është në fakt e vërtetë.

Shkencëtarët kanë diskredituar studime që përpiqen të tregojnë një lidhje mes fazave të Hënës dhe sjelljeve njerëzore. Në fakt, fuqitë e Hënës duket se janë të kufizuara në ndikimin e saj mbi baticën dhe zbaticën e oqeaneve dhe deteve, që shkaktohen nga tërheqja gravitacionale e Hënës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button