Ekonomi

A ndihmojnë të varfërit shpenzimet e larta sociale? Dëshmi nga shtetet “bujare” të Evropës

social welfare

Nga Christian Bodewig

Gjatë kulmit të krizës në eurozonë në vitin 2012, kancelarja gjermane Angela Merkel argumentoi se ndërsa Evropa përbën 7 përqind të popullsisë botërore, një të katërtën e PBB-së globale, kryen 50 përqind të shpenzimeve sociale globale. Mesazhi i saj – se shteteve të mëdha të mirëqenies sociale në Evropë u duheshin reforma, për të siguruar qëndrueshmërinë sistemeve, teksa popullsia e tyre po mplaket – shkaktoi një debat mbi të ardhmen e shtetit të mirëqenies.

Ai erdhi në kohën e duhur:Kriza rriti varfërinë dhe përjashtimin social në të gjithë Bashkimin Evropian, dhe prej atëhere ka mbetur kokëfortësisht i lartë. Pothuajse një e katërta e qytetarëve të BE-së (dhe në mënyrë të konsiderueshme në Bullgari, Rumani, Greqi, Letoni dhe Hungari) janë në rrezik nga varfëria apo përjashtimi social, sipas përcaktimit të BE-ja për pjesën e njerëzve me të ardhura nën 60 përqind të mesatares kombëtare, që vuajnë nga privime të rënda materiale, ose jetojnë në familje me intensitet të ulët punësimi…

[real3dflipbook id=”855″]

Leave a Reply

Back to top button