Covid19

A pati nxitim në prodhimin e vaksinave?

Sipas ekspertëve kryesorë të shëndetit publik dhe prodhuesve të vaksinave, i njëjti proces rigoroz shkencor që kryhet në zhvillimin e çdo vaksine, u përdor për të krijuar dozat e vaksinës për COVID-19. Por në disa raste, teknologjia e re si teknika e bazuar në mARN e përdorur nga Moderna dhe Pfizer – dy kompanitë e para që kanë përfunduar testimet te njerëzit – e kanë shpejtuar procesin e zhvillimit. Metoda mARN nuk kërkon që studiuesit të rritin ose manipulojnë SARS-CoV-2, virusin përgjegjës për COVID-19; gjithçka që ata kanë nevojë është sekuenca gjenetike, të cilën shkencëtarët kinezë e publikuan në janar. Teknologjia është e shpejtë dhe fleksibile, dhe ajo i lejoi prodhuesit e vaksinave të zhvillojnë dhe të fillojnë testimin e tyre për disa muaj.

Back to top button