Analiza

A po e humbet pushtetin Bashar Al-Asadi?

Screen Shot 2015-04-30 at 2.43.33 PM

Nga Walter Russell Mead “American Interest”

Kjo mund të jetë duke ndodhur, dhe largimi i tij nga skena politike, do të krijonte një rrëmujë të madhe, shtrirja e të cilës do të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i politikës amerikane të viteve të fundit. Megjithatë, rënia e tij do mund të provohet të jetë fillimi i një procesi kritik të ribalancimit në rajon.

Mjegulla e luftës, shpesh e bën të vështirë parjen e ngjarjeve në mënyrë të qartë, por ambasadori Robert Ford, një nga vëzhguesit më të mirë e të informuar, si dhe një nga njerëzit që ka njohuritë

më të sakta mbi luftën siriane, po sheh disa shenja të rëndësishme tensioni tek regjimi i Asadit.
Mund ta quajmë një grindje brenda regjimit:
Katër agjensitë e policisë sekrete, janë themeli i pushtetit të regjimit. Në mes të muajit të shkuar, regjimi njoftoi publikisht se krerët e dy prej tyre ishin pushuar nga puna. Largimi i Drejtorit të Sigurisë Politike, Rustum Gazaleh dhe shefit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë Siriane, Refik Shehadeh, ishte e pashembullt.

Ka raporte të pakonfirmuara se Gazaleh dhe Shehadeh, i kishin shpëtuar varësisë nga regjimi i Iranit; në një kohë që mësohet se pak pasi ishte larguar nga detyra, Gazaleh u shtrua në spital. Ishte sulmuar fizikisht.

Ka shenja se burimet po shterojnë:

Edhe pse opozita e armatosur, e njoftoi planin e saj për të sulmuar kryeqytetin provincial të Idlibit javë më parë, regjimit i mungonin forcat e nevojshme për të përforcuar qytetin, të cilin ajo e humbi në 28 mars, vetëm një javë pasi filloi beteja. Prej atij momenti, regjimi është përpjekur të mbledhë forcat për një kundërsulm, por arritjet e tij në terren kanë qenë minimale.

Në anën tjetër të vendit, pranë kufirit me Jordaninë, regjimi ka humbur qytetin e fortifikuar rajonal të Busra Shamit në 25 mars, dhe pastaj kalimin e rëndësishëm kufitar të Nasibit në 2 prill – i fundmi vendikalim kufitar me Jordaninë.

Ndërkohë, kundërsulmet e regjimit edhe në ato zona, kanë ngecur. Si përfundim, tashmë regjimi shfaqet gjerësisht në mbrojtje, dhe mbajtja e pjesës

perëndimore të Alepos duket e pasigurtë, për shkak të dobësisë së madhe të linjave të saj të furnizimit. Shenja lodhjeje nga lufta në mesin e mbështetësve të tij:

Pas dhjetëra mijëra viktimave, ka shenja se komuniteti relativisht i vogël alavit, është i lodhur nga betejat dhe po kërkon t’i japë fund luftës. Numri i rekrutëve nga ana e regjimit në Latakia dhe Damask, nuk përkon me mbështetjen e publikut. Në vend të kësaj, ka histori familjesh që përpiqen të nxjerrin fëmijët e tyre jashtë Sirisë. (Përkundrazi, shiitët irakianë i janë përgjigjur masivisht thirrjes së Ajatollah Sistanit, për t’u mobilizuar kundër Shtetit Islamik).

Për më tepër, “Klithma e Kombit” (Sarkhat al- Vatan), një lëvizje në mesin e komunitetit alavit ka mbijetuar, pavarësisht përpjekjeve të regjimit për ta

çrrënjosur atë, pasi ajo u krijua në prag të numrit të madh të viktimave, që regjimi pësoi me humbjen e bazës ajrore Tabka në verën e vitit 2013.
Humbja e Asadit mbetet gjëja më e mirë që mund të ndodhë në një Lindje të Mesme në krizë. Një sinjal humbje për Iranin në zemër të rajonit, do të ndihmojë në rivendosjen e një ekuilibri mes pushtetit të sunitëve dhe shiitëve, që mund të jetë edhe baza e një rendi të ri rajonal. Kur Sadam Hyseini, diktatori nominalisht laik që garantoi dominimin e pakicës sunite të Irakut, ra nga pushteti, Iraku u vu nën kontrollin e shiitëve.

Kjo mund të kishte funksionuar, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin shfaqur të gatshme për të qëndruar pranë Irakut, dhe e ndihmuar këtë të fundit të gjente një rrugë, që nuk do të ishte në një linjë me Iranin. Por kur tërheqja e parakohshme e

administratës Obama e la vendin pa asnjë alternativë realiste, përveç asaj të rënies në orbitën e Iranit, bilanci rajonal u zhyt në kaos.
Perceptimi se Shtetet e Bashkuara po anojnë drejt Iranit, ka destabilizuar më tej botën sunite, duke çuar në dobësimin e aleancave jetëgjata me SHBA- në, dhe në rritjen e simpatisë për grupet radikale sunite si ISIS-i dhe Al-Kaeda, ndërsa në disa rrethe sunite po përgatiten për luftë sektare. Në këtë aspekt, mund të ndihmojë ndryshimi i regjimit në Siri.

Regjimi i Asadit, është imazhi në pasqyrë i atij të Sadamit, por në fakt duke siguruar dominimin e një rryme të vogël shiite, që është komuniteti i vogël alevit mbi shumicën e popullsisë. Për pasojë, rënia e tij ka ndikim të drejtëpërdrejtë mbi Libanin, ku lëvizja politike pro-Iranit do të dobësohej seriozisht,

nga shembja e mbrojtësit të saj për një kohë të gjatë dhe aleatit në Damask, duke i hapur kësisoj rrugë korrigjimit të çekuilibrit sektar në të gjithë rajonin. Nëse shiitët dhe iranianët kontrollojnë si Irakun ashtu edhe Sirinë, ata gjithashtu do të dominojnë Libanin, dhe sikurse druhen shumë sunitë, të gjithë rajonin. Por në qoftë se Siria bie në duart e sunitëve, vendoset pak e shumë një farë balance. Në këtë pikë, diplomacia krijuese dhe politika e zgjuar, mund të jetë në gjendje të fillojë paqtimin e rajonit në bazë të një realiteti të ri.

Luftëra të hidhura sektare nuk nisin brenda natës, dhe kur ato fillojnë, rrallëherë përfundojnë shpejt apo me pasoja të lehta. Dhe Siria, ku si ISIS-i edhe grupet pro-Al-Kaedës janë dukshëm më të forta, sesa secili prej grupeve me të cilat Perëndimi ka

flirtuar ndër vite, do të jetë një rrëmujë vërtetë e tmerrshme.
Ne s’duhet të kemi iluzione, mbi problemet e ardhshme. Apatia e SHBA-së, ka ndihmuar në krijimin e një prej mjediseve më toksike politike në botë, dhe pasojat do të bien mbi ne për një kohë të gjatë. Humbja e Asadit, që në fillim të luftës, kur rebelët ishin më pak radikalë e më pak hakmarrës, sesa u bënë pas disa viteve përleshjesh të ashpra, do të çelte njëfarë perspektive.

Thuajse me siguri, rënia e Asadit do të thotë diçka shumë më të errët tani, kur alternativat ndaj regjimit të tij janë bërë thellësisht të pakëndshme. Por edhe nëse kjo ndodh, çdo gjë që mund të ndihmojë në rivendosjen e një balancë të arsyeshme midis shiitëve dhe sunitëve, është së paku një rreze e mundshme dielli, në një peizazh shumë të errët.

Çfarëdo tmerresh që mund të ndodhin në Siri, nëse një opozitë tejet e radikalizuar dhe me mendjen tek hakmarrja, arrin të mposhtë Asadin, duke i dhënë fund një rregjimi gjakatar, regjimi i rreshtuar me Iranin, do t’ia bënte detyrën diplomatike administratës Obama pak më të lehtë.

Ishte fantazma e një SHBA-je, të lidhur me një Iran triumfues, ajo që alarmoi botën sunite arabe. Nëse ambiciet rajonale të Iranit, kanë marrë një kontroll vendimtar, ka më shumë hapësirë për SHBA-në për të manovruar. Pjesa më e madhe e përfitimit të mundshëm, tek një humbjeje e Asadit, është shpërdoruar nga politika amerikane.

Sunitët anembanë rajonit dhe në veçanti në Siri, nuk do ta harrojnë ngurrimin, shpresat e thyera dhe cinizmin, çka ishin në parim kontributet e Uashingtonit ndaj krizës siriane. Heqja dorë nga

udhëheqja politike, do të bëjë një jehonë më të fortë në kujtesën historike, sesa ndihma humanitare që Uashingtoni ka ofruar deri tani.
Në rast se Asadi rrëzohet, trashëgimia specifike e xhihadistëve të fuqizuar nga lufta në Siri, do të korrë shpërblime të mëdha dhe t’i shndërrojë ata në figura legjendare në të gjithë botën sunite, dhe ky do të jetë problem i fundit për SHBA dhe aleatët e saj, dhe ka të ngjarë të jetë një nga më toksikët dhe situatat më të rrezikshme, që do të trashëgojë presidenti i ardhshëm i Amerikës. Përmirësimi strategjik i pozitës së terroristëve më të rrezikshëm në botë, që do të rezultonte nga një humbje e Asadit, nuk duhet të ndodhë në Siri. Politika amerikane atje, ka bërë që rezultati me shumë gjasa të jetë ai që duhet.

Rënia e Asadit, mund të ketë implikime të rëndësishme për strategjinë e Amerikës ndaj Iranit. Nëse klienti i tij sirian bie, e nëse fuqia rajonale dhe prestigji i saj marrë një goditje të fortë, a do të mund të vazhdojë Irani të jetë dakord me arritjen e një marrëveshje mbi programin e saj bërthamor? Nëse përgjigja është po- nëse humbja e bën Iranin më të përpunueshëm-atëherë ky është një lajm i mirë, por që sugjeron se SHBA-ja nuk ka ndërmarrë një linjë mjaftueshmërisht të ashpër deri më tani. Nëse humbja e bën Iranin më të përgjegjshëm, atëherë një sjellje më e ashpër rajonale nga administrata Obama, mund të sjellë një marrëveshje cilësisht më të mirë bërthamore, sesa ajo mbi të cilën është rënë dakord disa javë më parë në Gjenevë. Nëse nga ana tjetër, një humbje në Siri,

do të bëjë që Irani të marrë një qëndrim më të ashpër në negociata.
Në këto kushte, administrata e SHBA-së ka të ngjarë të dështojë të arrijë një marrëveshje bërthamore, dhe kësisoj trashëgimia e saj në rajon do të përfundojë në një kaos të qëndrueshëm në Libi, një bandë terroristësh të fuqizuar në Siri, dhe një detantë e dështuar me Iranin. Një regjim vërtet i moderuar iranian, do të mund të bashkëjetonte me një Siri sunite, por krerët aktualë në Teheran nuk duket të jenë aq të kthjellët e të qetë.

Ndoshta ne mund të presim disa përpjekje serioze iraniane, për të mbështetur alavitët, nëse jo familjen e Asadit. Siria, ka shumë më tepër rëndësi për Iranin, sesa Jemeni. Teherani nuk do të heqë dorë nga Damasku (dhe Bejruti), pa një përpjekje serioze për të mbështetur një regjim miqësor.

Të dyja palët në luftën siriane, kanë befasuar vazhdimisht të huajt, duke qenë shumë më të vendosur dhe shumë më brutalë, sa askush nuk e kishte parashikuar. Irani mund të ketë një lodhje me rritje me Asadin;por ka më pak të ngjarë të lodhet nga kontrolli i Damaskut.

Shenjat flasin për një dobësim të regjimit të Asadit, por s’mund të flitet për një afat se kur do të ndodhë disfata. Ndërkohë, ndërsa lufta vazhdon, humbësit më të mëdhenj me gjasë do të jenë si zakonisht, njerëzit e vuajtur të Sirisë. Do të ketë më shumë kolaps ekonomik, uri, refugjatë dhe shumë masakra. Kjo është një luftë e popujve dhe jo thjesht një konflikt mes elitash.

Alavitët dhe aleatët e tyre kanë frikë se nëse nëse humbin, mund të shfarosen në duart e armiqve të tyre. Prandaj ata janë të gatshëm të masakrojnë

kundërshtarët e tyre, nëse kjo është ajo që duhet bërë për t’i mbajtur ata sa më larg. Për shumë nga pjesëmarrësit e saj, lufta civile siriane është bërë një luftë e mbijetesës.

Dhe ngjashëm me luftërat e viteve ’90 në Ballkan, apo konfliktet libaneze të 50 viteve të fundit, konflike në të cilat komunitete të tëra besuan se mbijetesa e tyre është në rrezik, priren të bëhen shpejt shumë të shëmtuara. Mund të mendojmë se kemi parë tashmë më të keqen në Siri. Në fakt, mund të jetë shumë, shumë më keq, nëse lufta zgjat akoma.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button